Me rritjen e moshës, edhe trupi ynë nis të mos jetë i njëjti dhe sytë nuk përjashtohen nga ky ndryshim. Shumë prej nesh do të përballen me uljen e aftësisë për të parë qartazi teksa plakemi.
Ndonëse ky problem është një proces natyral që nuk mund të shmanget, ushqimi mund të përbëjë ndryshim në shikimin tonë. Ekspertët këshillojnë dy ushqime që ndihmojnë në ngadalësimin e uljes së shikimit në moshën e tretë.
Speci dhe kivi janë të pasura me dy përbërës kimikë thelbësorë që reduktojnë problemet e syrit. Kivi është i ngopur me antioksidantë, pafund fibra, vitaminë C dhe E. Speci furnizon me më shumë vitaminë C për çdo kalori që ka.
Tre racione në ditë me kivi do të ishin ideale pasi reduktojnë problemin me 36%, ndërsa specat këshillohen të konsumohen të pagatuar për të mos shkatërruar nivelin e vitaminës C. Sipas studimit, konsumimi i këtyre dy ushqimeve mbron edhe nga zhvillimi i katarakteve./tvklan.al