Ministria e Shëndetësisë njofton se në tre ditët e kaluara nga (24.06 deri 26.06.2022) janë kryer 2.880 teste, ndërsa janë regjistruar 180 raste të reja me COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 153 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Gjatë tre ditëve të kaluara nuk janë regjistruar të vdekur nga coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313.540, numri i të shëruarve është 303.648, numri i të vdekurve është 9.322, ndërsa numri i rasteve aktive është 570.