MREKULLIA/ “Foshnja më e vogël e botës” del nga spitali pas 13 muajsh trajtim

Kur ai lindi, mjekët kishin pak shpresa se do të mund të jetonte, por pas trajtimit për 13 muaj në spital tashmë ndodhet shëndosh e mirë në gjirin e prindërve. Yu Xuan lindi në një prej spitaleve të Singaporit vetëm 212 gram dhe 24 cm duke u cilësuar si foshnja më e vogël në botë.

Tashmë kanë kaluar muaj që nga ajo ditë dhe i vogli është plotë 6 kilogram duke gëzuar shëndet të plotë, ndërsa shpëtimi i tij konsiderohet si një mrekulli prej mjekëve.