Pijet apo ushqimet me sheqer tashmë janë kudo dhe konsumohen nga shumica e njerëzve. Duke filluar që nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit. Janë kthyer aq shumë pjesë e jetës së përditshme, sa efektet e tyre negative prej vitesh po shfaqen gjithnjë e më shumë.
Këto ushqime dhe pije janë pa dyshim në majën e listës së shfaqjes së shumë sëmundjeve, siç është diabeti, obeziteti apo sëmundjet kardiovaskulare.
Megjithëse çdo pije e mbushur me sheqer industrial është e dëmshme, së fundi ekspertët i ndajnë në dy kategori për sa i përket shtimit në peshë.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org, tregohet se cilat janë më të dëmshme dhe cilat nxisin shtimin në peshë:
Ushqimet apo pijet
Një grup ekspertësh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kina, së fundi kanë hedhur dritë mbi këtë çështje.
Studimi të cilit i referohet AgroWeb.org, tregoi se nivelet e sheqerit së gjendur tek pijet e konservuara dhe ushqimet e këtij lloji, nuk japin te njëjtin efekt në organizëm. Acidi yndyror me origjinë bimore zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thotë studimi i ri
Konsumimi i pijeve me sheqer ndikon shumë më shumë se ushqimi tek shtimi në peshë, obeziteti apo shfaqja e hershme e kolesterolit.
Kjo për shkak se gjatë konsumimi të sheqernave në formë të lëngshme, trupi i përthith më shpejt.
Duke u bërë shkak për shumë sëmundje të ndryshme dhe rrezikun e kalimit në paradiabet apo diabet.
Shqetësimi i ekspertëve ngrihet pas përhapjes së sëmundjes së diabetit në të gjithë botën dhe klasifikimit të saj si një nga sëmundjet më vdekjeprurëse.
Gjithashtu edhe nga shtimi i konsumit të pijeve me sheqer pa kufi nga të gjitha moshat.