Lufta kundër konsumit të tepruar të sheqerit ashtu siç është bërë për pirjen e duhanit është propozimi i nisur nga një grup ekspertësh nga Instituti për Kërkime të Politikave Publike (IPPR) në Londër për të trajtuar normat e obezitetit në rritje.
Pas tatimit mbi pijet me sheqer, siç raportohet nga BBC, studiuesit propozojnë të përdorin pako dhe paketa pa imazhe për t’i bërë ëmbëlsirat, snacks dhe pijet më pak interesante.
“Paketimi pa imazhe do të ndihmojë që të gjithë të bëjnë zgjedhjen më të mirë”, komentoi Tom Kibasi, drejtor i IPPR-së, sipas të cilit duhet të miratohen edhe masa të tjera si rritja e taksave për pijet me sheqer si dhe për ushqime të tjera jo të shëndetshme.
Për momentin, qeveria britanike nuk është shprehur për propozimin e pakove pa imazhe, por Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social po pret që të ketë përgjigjen e konsulentit shëndetësor të qeverisë, i cili duket i hapur për këtë ide.
Të dhënat nga Australia, vendi i parë që ka futur paketat e cigareve pa imazhe dhe reklama, tregojnë se një e katërta e rënies së duhanpirësve mund t’i atribuohet kësaj mase.
Burimi: kohajone.com