Ministria e Shëndetësisë në rrjetin social facebook ka njoftuar se dy pacientë të rinj në dializë do të marrin veshkë nga donatori i ndjerë, familja e të cilit dje pas dite pranoi t’i dhuronte organet.
Gjithashtu, në ditët në vijim do të pasojnë edhe transplantet e indit kockor te pacientët që po mjekohen në Klinikën e Ortopedisë.
Koordinatorja Nacionale, dr. Maja Mojsova Mijovska, koordinatorët e spitalit, së bashku me ekipet e Klinikës së Neurokirurgjisë, KARIL-it, Institutit të Radiologjisë, Klinikës së Transfuziologjisë, Klinikës së Nefrologjisë, Klinikës së Kardiologjisë dhe Klinikës Kirurgjike të Urologjisë dhe Ortopedisë, këtë fundjavë kanë kryer me sukses transplantin e tretë radhazi që nga fillimi i vitit.
Falënderime familjes së pacientes, veçanërisht vajzës së saj të re, trimëria, guximi, humanizmi dhe mirësia e së cilës na sollën ditë plot shpresë dhe jetë për të paktën dy pacientë.
Edhe një herë, ngushëllime për humbjen e pësuar dhe mirënjohje për humanizmin e tyre.