Çfarë duhet të dini dhe çfarë mund të prisni pas marrjes së vaksinës kundër Covid-19

Për t’ju ndihmuar të kuptoni se cilat efekte anësore mund të prisni pas vaksinimit kundër COVID-19, web-faqja e Shkollës së Shëndetit Publik Bloomberg e Universitetit John Hopkins u përgjigjet pyetjeve më të zakonshme të bëra nga epidemiologu dhe CEO i Qendrës Ndërkombëtare për Kontrollin e Sëmundjeve, për vaksinat, William Moss, i cili shpjegon se çfarë duhet të dini para dhe pas vaksinimit, shkruan Panacea.mk.

CILAT EFEKTE ANËSORE DUHET TË PRITNI NGA VAKSINA?
Efektet anësore mund të ndryshojnë në varësi të llojit të vaksinës. Më së shumti dimë për efektet anësore pas vaksinimit me vaksinat e Pfizer dhe Moderna. Efekti anësor më i zakonshëm është dhimbja në vendin e injeksionit. Efektet e tjera anësore përfshijnë lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskulore, ftohje, dhimbje të kyçeve dhe ndonjëherë temperaturë të lartë.

SA ZGJASIN EFEKTET ANËSORE?
Zakonisht ndërmjet 24 dhe 48 orë, sigurisht jo më shumë se disa ditë.

Duke qenë se vaksina vjen në dy doza, a ndjehen të njëjtat efekte anësore pas secilës dozë?
Studimet e deritanishme kanë treguar se efektet anësore janë më të zakonshme pas marrjes së dozës së dytë.

A ndryshojnë efektet anësore në varësi të prodhuesit të vaksinës?
Efektet anësore janë të ngjashme me vaksinat Pfizer dhe Moderne me vaksinat mARN, por mund të ndryshojnë nga llojet e tjera të vaksinave.

Pse këto vaksina duket se kanë efekte anësore më të dukshme, sesa vaksinat e gripit?
Këto efekte anësore janë tipike të inflamacionit të shkaktuar nga vaksina dhe janë shenjë e përgjigjes imune të trupit ndaj vaksinës. Disa vaksina janë reaktogjene – term i përdorur për të përshkruar këto lloje të efekteve anësore – ndërsa disa njerëz kanë reagime më serioze se të tjerët. Efektet anësore të vaksinës së COVID-19 janë të ngjashme me ato që vihen re pas vaksinës kundër herpes zosterit.

A mund të jenë efektet anësore më të theksuara tek personat që janë në rrezik më të lartë nga sëmundjet e rënda, tek të moshuarit, komorbiditetet…?
Jo. Në ekzaminimin e vaksinave, efektet anësore ishin në të vërtetë më të rralla dhe më pak të rënda tek ato të moshës mbi 55 vjeç.

A kanë fëmijët efekte anësore nga vaksina kundër COVID-19?
Fëmijët nën moshën 12 vjeçe nuk kanë marrë ende vaksina në provat klinike, kështu që ende nuk i dimë.

Si ta dimë nëse ajo që po na ndodh pas vaksinimit është normale apo duhet të shkojmë te mjeku?
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve këshillon që të drejtoheni te mjeku nëse skuqja ose ndjeshmëria në vendin ku keni marrë vaksinën rritet pas 24 orësh, nëse efektet anësore ju shqetësojnë ose nuk duket se zhduken pas disa ditësh.

A mund të fitoni koronavirusin përsëri midis dy dozave?
Po! Prandaj është e rëndësishme të vazhdoni të mbani maskën, të ruani distancën nga njerëzit e tjerë dhe të lani duart rregullisht.
Doza e parë nuk do të sigurojë mbrojtje të plotë dhe do të jetë rreth shtatë ditë pas dozës së dytë para se të arrini nivelin e plotë mbrojtës të imunitetit që zhvillohet në rreth 95 përqind të marrësve të vaksinave. Nëse keni qenë i ekspozuar ndaj virusit më parë, mund të zhvilloni COVID-19.

Si ta kuptoni nëse bëhet fjalë për një efekt anësor ose infeksion i mundshëm?
Efektet anësore të vaksinës zakonisht fillojnë brenda 12 deri në 24 orë pas vaksinimit, por mund të jetë e vështirë të ndahen nëse infektoheni midis dozave të vaksinës. Nëse përjetoni efekte anësore që zgjasin më shumë se 48 orë, këshillohuni me mjekun, këshillon Moss.