Ndërsa dhimbja e shpinës është e zakonshme, nuk do të thotë domosdoshmërisht se është normale. Ndjesitë e dhimbjes në shpinë mund t’ju pengojnë të shijoni sportet tuaja të preferuara, të ndikojnë në punën tuaj dhe të pengojnë rutinën tuaj normale.
Nëse dhimbja juaj e shpinës po bëhet më shumë se sa mund ta përballoni, mund të caktoni një termin tek mjeku, por ka gjithashtu shumë që mund të bëni për ta lehtësuar dhimbjen e shpinës.
Bright Side tregon disa këshilla dhe truke që mund t’ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjet e bezdisshme të shpinës.
Provoni masazhin e këmbëve
Përveçse se relaksuese, masazhi i këmbëve mund të ndihmojnë në qetësimin e dhimbjeve të shpinës. Ekziston një zonë reflekse e lidhur me shtyllën kurrizore të vendosur në këmbët tuaja, dhe masazhimi i saj mund të lehtësojë dhimbjet e bezdisshme të shpinës. Vendosni gishtat e mëdhenj në harkun e brendshëm të këmbës dhe shtypni ato lart e poshtë shputave të brendshme të këmbëve tuaja për të përmirësuar rrjedhjen e gjakut në nervat e shpinës.
Pini një gotë qumësht me shafran të Indisë
Shtimi i disa ushqimeve anti-inflamatore në dietën tuaj është një mënyrë e lehtë dhe e shijshme për të reduktuar reagimet e dhimbshme në trupin tuaj. I njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe anti-artritike, shafrani i Indisë mund t’ju ndihmojë të mbani larg dhimbjet e shpinës. Përzieni 1/2 lugë çaji pluhur shafran i Indisë në një gotë qumësht të ngrohtë të zakonshëm ose me bazë bimore dhe shijojeni para se të shkoni në shtrat për të lejuar që përbërësit anti-inflamator të bëjnë punën e tyre gjatë gjumit.
Bëni një dush të ngrohtë
Një dush i ngrohtë i këndshëm mund t’ju ndihmojë të relaksoheni pas një dite të ngarkuar dhe të largoni të gjithë stresin. Përveçse është një ritual para gjumit për të fjetur mirë, dushi stimulon rrjedhjen e gjakut në muskujt dhe kyçet e ngurtësuara. Për shkak se uji i ngrohtë redukton spazmat e muskujve, mund t’ju ndihmojë të harroni ndjesitë e dhimbshme në shpinë.
Shkoni në shtrat herët
Gjumi i qetë i natës ju ndihmon të zgjoheni me energji dhe gati për të përballuar ditën. Përveç reduktimit të stresit dhe lejimit të trupit tuaj të rikuperohet, gjumi i mjaftueshëm është thelbësor nëse shpesh keni dhimbje shpine. Për shkak se indet e trupit tuaj shërohen kur flini, gjumi është thelbësor për të mbajtur shpinën tuaj të shëndetshme.
Mundohuni të reduktoni marrjen e kafeinës
Edhe pse është e vështirë të imagjinohet një ditë pa një filxhan kafe të nxehtë, mund të jetë më mirë ta pini atë më rrallë nëse vuani nga dhimbjet e shpinës. Kafeina mund të shkaktojë tension në muskuj, të shkaktojë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe përfundimisht të çojë në dhimbje kronike. Pirja e tepërt e kafesë mund të ndikojë gjithashtu në gjumin tuaj, i cili, nga ana tjetër, mund të shkaktojë më shumë ngurtësi në shpinë, shkruan BrightSide, përcjell rtv21.tv.
Zgjidhni këpucë më të rehatshme
Mbathja e takave të larta në baza ditore mund të jetë arsyeja e dhimbjes së shpinës. Për shkak se takat e larta ndryshojnë qendrën tuaj të gravitetit dhe bëjnë presion në shtyllën kurrizore, ato mund të kontribuojnë në dhimbjen e shpinës dhe madje të shkaktojnë probleme me qarkullimin. Për të shmangur ndjesitë e dhimbshme në shpinë, zgjidhni këpucë më të rehatshme që ofrojnë mbështetje të mjaftueshme të harkut dhe nuk ndikojnë në qëndrimin tuaj./21Media