Mund të jetë e vështirë për ju të heqni dorë nga dashuria për pijet e gazuara me sheqer dhe pijet dietale, edhe pse e dini që ato nuk janë të mira për shëndetin tuaj, transmeton Koha.
Por, ne ju prezantojmë disa këshilla për t’u shëruar nga kjo vartësi e dëmshme për organizimin:
Mos e ndaloni përnjëherë konsumimin e tyre.
Qasja e vrullshme në largimin e shprehive të cilat i keni krijuar ndër vite, është shumë e vështirë të përballohet dhe ju qon drejt dështimit. Prandaj ekspertët e kësaj fushe sugjerojnë që gradualisht, ta eliminoni konsumimin e këtyre produkteve të dëmshme.
Eliminojeni konsumimin e një pije në ditë, derisa trupi juaj të adaptohet me sasinë më të vogël të sheqerit artificial që këto produkte e përmbajnë. Vazhdoni kështu derisa t’iu largohet tërësisht nevoja dhe dëshira, për të konsumuar pije të gazuara apo dietale.
Pini sa më shumë ujë.
Konsumimi i ujit është gjithmonë i mirë për trupin dhe organizimin. Prandaj, uji luan rol të rëndësishëm në betejën me vartësinë ndaj pijeve jo të shëndetshe. Mund të pini edhe ujë me gaz, sepse sipas ekspertëve uji është i përkryer për hidratimin e trupit të njeriut. Nëse uji i thjeshtë nuk është pija juaj e preferuar, atëherë mund të provoni t’i shtoni pak shije përmes vendosjes së frutave në ujë.
Frutat të cilët mund t’i përdorni për t’i dhënë shije, vitamina dhe për ta freskuar ujin tuaj janë, portokalli, limoni, dredhëza apo manaferra, shalqini dhe të tjerë. Përveç pamjes së bukur dhe shijes më të mirë, frutat po ashtu i shtojnë sheqer organik ujit, i cili nuk e rrezikon shëndetin tuaj.
Edhe uji i gazuar ju ndihmon t’i shpëtoni pijeve dietale dhe të sheqerosura, sepse ua jep ndjesinë e njëjtë sikur kur i konsumoni ato. Me kalimin e kohës si dhe falë durimit dhe kujdesit të vaçant, ju mund ta zëvendësoni konsumimin e pijeve artificiale me ujë ta thjeshtë apo të gazuar.
Provoni të bëni sfida pa sheqer.
Për shkak se sensorën e shijes rigjenerohen dhe ndryshojnë çdo dy javë, ne mund ta mësojmë veten të kërkojmë më pak gjëra të ëmbla, në një periudhë të shkurtër kohore. Prandaj sipas ekspertëve mjekësorë, na sugjerohet të provojmë sfida të cilët për dy javë na privojnë nga konsumimi i sheqerit.
Pasi t’i kalojmë ato dëshirat e para intensive të sheqerit, sensorët e shijes në gojë rregullohen dhe adaptohen me ushqimet natyrale të cilat përmbajnë sheqer organik dhe të shëndetshëm.