REXHAIL RAMADANI/ Kur qau Niçja

“Prej cilit yll keni rënë ne toke“

Fridrih Niçe

“Do te jetë shumë i çmuar çdo moment i jetës sonë, nëse për një kohë të shkurt nën shkëlqimin e dritës do ta shohim në sy fundin tonë“

IRVIN YALOM

Shkruan : R.RAMADANI

Lou Salome ishte bukuroshja ruse ne te cilen ishte dashuruar filozofi gjerman Fridrih Niçe , ndersa Lou Salome dashurine e tij e kishte refuzuar dhe Fridrih Niçe kishte perjetuar nje krize te thelle shpirterore. Psikoanalisti i famshem Irvin Yalom perpiqet qe permes romanit “Kur qante Nice“ ti ofroje nje trajtim psikoterapeutik Nices permes Dr. Brojerit per te kuptuar me mire simptomet shpirterore te shfaqura dhe per ti gjetur rrenjet e pandergjegjshme dhe kuptimi i mesazhet qe kishte obsesioni i tij per Lou Salomen qe ishte shkaku i krizes shpirterore qe po perjetonte Fridrih Niçe .

Si nje personazh i spikatur i romanit eshte bukuroshja shume e lexueshme , mendimtare dhe nje intelektuale ambicioze Lou Salome. Lou Salomen e kishte terhequr intelekti i filozofit Fridrih Niçes. Lou Salome mbeti e fascinuar prej performancave intelektuale te filozofit Niçe, Lou ishte nje femer ruse fliste gjermanishten me nje akcent rus. Lou Salomen ja prezentoj Niçes filozofi Filip Ree qe gjithashtu ishte i dashuruar ne Lou Salomen. Pasi e perfundoi ligjeraten Nice, Lou i afrohet dhe i drejtohet Nices : thoni se Zoti vdiq , por nese Zotin e keni shpallur per te vdekur atehere njeriu ben gjithcka, me ska rregulla, ska ligje ide qe e kishte shfaqur Dostojevski tek romani “Vellezerit Karamazov“. Pa Zotin me tej vazhdoi Lou si do te organizoheshte shoqeria. Niçe pasi e degjoi Lou Salomen iu drejtua asaj “Prej cilit yll keni rene ne toke“.

Lou Salome e shqetesuar per gjendjen shpirterore te rende te Niçes shkoi per ta lutur per ndihme Dr. Brojerin. Ne letren e derguar Dr. Brojerit ajo e njofton se filozofi Fridrih Nice ishte i deshperuar thelle dhe ajo i kerkonte mjekut te njohur qe ta sheroje. Lou e kishte vellaun student te mjeksise dhe prej tij kishte degjuar se si Dr. Brojer e kishte sheruar permes bisedes terapeutike nje paciente me pseudonomin “Ana O“. Dr. Brojer e pyeti Lou Salomen , mos valle ishte ajo shkaku i zhgenjimit qe kishte perjetuar Niçe. Dr. Brojer e pranoi sfiden qe ta ndihmoje filozofin Niçen prej dhimbjeve te forta te kokes dhe kishte hezitim nese mund ti ndihmonte per zhgenjimin qe e kishte kapluar filozofin Niçe duke ja fikur energjine jetesore filozofit dhe duke e sjellur ne prag te mendimeve suicidale. Por Lou besonte se Dr. Brojer mund ti ndihmohnte.

Lou Salome kishte arritur permes nje intrige te vogel te bind Dr. Brojerin qe ti ndihmoje filozofit Nice sepse sipas saj Niçe qe kishte punuar profesor i filologjise ne Bazel dhe prej atje kishte nje pension ne te ardhmen do te ishte e ardhmja e filozofise por njekohesisht e kishte bindur edhe Niçen qe te konsultohet me nje mjek te njohur vienez Dr. Brojer qe ti ndihmoje per problemet shendetsore qe kishte dhe dhimbjet e shpeshta te kokes qe i perjetonte . Ajo i kishte shkruar Dr. Brojerit nje leter qe i kerkonte ndihme per mikun e saj Fridrih Niçe: duke theksuar se kishte mendime suicidale, ishte i deshperuar dhe eshte shume e rendesishme qe ai te sherohet. Ajo me tej shkruan ne leter se miku i saj Fridrih Niçe do te beje vetevrasje dhe do te kete pasoja e gjithe filozofia sepse ai profetizonte kohen moderne ku autoriteti i Zotit po venitej ne perendim dhe duhej nje alternative ndaj nihilizimit qe do te shfaqej.

Lou Salome i rrefente Dr. Brojerit se ajo qe kishte terhequr tek Niçeja ishte intelekti I tij, por ajo nuk ishte per nje lidhje romantike me filozofin. Lou po i rrefente se doja te mesoja prej Niçes. Lou Salome donte nje miqesi me Nicen dhe Filip Ree por nuk deshironte te kishte lidhje romantike me asnjerin. Shume me vone pas shume viteve Lou Salome pati nje lidhje romantike me poetin Rilke. Lou kishte nje bindje te cuditshme per dashurine, ajo preferonte dashurine platonike, lidhje shpirterore pa marredhenie erotike ndersa nuk donte ti dorezohej askujt sepse mendonte se nuk do te ishte me e barabarte me mashkullin. Ajo donte te kishte barazi te plote. Lou Salome ishte nje grua qe ne psikologjine e saj konfrontohej autonomia dhe intimiteti ne mes te dyjave ajo zgjodhi autonomine e plote dhe lirine ndersa refuzonte intimitetin. Ajo ishte misherim dhe nder kasnecët e parë te idese se femres se lire që është lajtmotivi i levizjeve te sotshme feministe. Kete histori ajo ja rrefeu Dr. Brojerit dhe kerkoi prej tij qe ti ndihmonte mikut saj Niçes sepse ai nuk ishte me shendet mire dhe shpesh kishte sulme te migrenes. Dr. Brojer ishte nje mjek i njohur hebre i cili u be i famshem me punimin e tij mbi histerine tek pacientja “Ana O“te cilen e kishte mjekuar me nje metode te vecante permes bisedes terapeutike duke vendosur themelet e para te psikoterapise, nxenes i Dr. Brojerit ishte edhe themeluesi i psikoanalizes Zigmund Frojdi qe u be i njohur boterisht me zbulimin e te pandërgjegjshmës.

Dr. Brojer i premtoi Lou Salomes qe do ti ndihmoje Niçes dhe Niçe u pajtua qe ta vizitoje mjekun e famshem Dr. Brojer.

Perballja e Niçes dhe Dr. Brojerin ishte interesante, sepse u takuan dy personalitete qe secili ishte origjinal ne fushen e tij. Niçe ishte nje filozof shume i zgjuar e origjinal gjithashtu dhe Dr. Brojer ishte nje mjek shume i njohur dhe karakterizohej me ngritjen e tij intelektuale, guximin, aftesine depertuese ndaj problemeve dhe kishte sens per shkence. Permes Dr. Brojerit, autori i romanit Irvin Yalom nje psikoanalist, psikiater dhe shkrimtar i famshem do te ndaje Niçen ne nje dikotomi : Niçe- njeri dhe Niçe-filozof duke u perpjekur qe Niçe permes psikoterapise te kete mundesi te njohe me mire vetveten dhe ti zbuloje bashke me te edhe deshirat e pandergjegjshme te tij. Kjo do ti ndihmonte atij rritjen shpirterore, te kuptoje me mire veteveten e tij, nevojat, deshirat e pandergjegjshme dhe kuptimin e mesazhit qe kishte obsesioni dhe natyren e zhgenjimit qe po perjetonte.

Niçe – filozofi ishte ithtar i idese se themeli instinktiv i njeriut eshte vullnetin per fuqi tek individi ai ishte marre edhe me rolin e tragjedise ne afirmimin e jetes. Nice nuk ishte si Ludvig Fojerbahu , nuk i kishte shpallur lufte Zotit, por ai po profetizonte per kohen moderne, ku Zoti do te kishte pak ndikim mbi njeriun modern. Njerezit me do ta shikonin se duhet te cliroheshin prej mitologjise religjioze. Teoria e evolucionit te Darvinit do te zbehte autoritetin e Zotit tek njerezit keto ishin profecite e Nices. Njeriu i cliruar prej Zotit do te ballafaqohej me nihilizmin dhe iluzionet. Nice si zgjidhje ofron njeriun qe i nenshtrohet vullnetit per fuqi qe ishte mbinjeriu. Ai flet per vepren e tij per Zaratustren qe erdhi ne mes njerezve tu mesoje mbinjeriun, por e verejti se akoma koha nuk kishte ardhur , njerezit se kuptonin dhe Zaratustra u kthye prape ne vetmine e tij.

Vlen te theksohet nje fjale per autorin e romanit Irvin Yalomi autori i romanit kur studionte mjeksi adhuronte shume Tolstoin dhe Dostojevskin dhe ai kishte mesuar shume psikologji prej tyre dhe perpiqeshte te mesonte prej tyre se si shkruheshte ne beletristike. Irvin Yalom ne autobiografine e tij shkruan se ai zgjodhi edhe profesionin e psikiatrise dhe psikoanalizes qe ai te shkruante te zhvillonte talentin e tij pervec si mjek edhe si shkrimtar.

Pasi Dr. Brojeri i beri egzaminimin klinik dhe neurologjik dhe po i bente anamneze historise klinike te semundjes se migrenes dhe simptomeve tjera qe kishte Niçe.Me pas Niçe i drejtohet Dr. Brojerit : une jam me barre dhe do te lindi nje filozofi te re. Dhimbja shpirterore sipas tij kishte nje rol te nxitjes kreative. Ai fliste Dr. Brojerit per profetin e tij Zarathustren: Zarathustra sipas tij kishte ardhur heret dhe e pa qe se kuptonin dhe u kthye prape ne vetmine e tij.

Siperfaqesisht dhe shkarazi i tha Dr. Brojerit se kur dua te krijoj lidhje apo ure per krijim te nje miqesie me njerez kaloj ne zhgenjim keshtu me ndodhi me Artur Wagnerin kompozitorin e famshem. Dr. Brojer kaloi ne pyetje personale dhe pyet Niçen: a ka nje grua ne jeten tende qe ke dashur te krijosh nje ure – lidhje, ndaj kesaj pyetje personale Niçe hezitoi te jap pergjigje. Ishte nje lloj mekanizmi mbrojtes i Niçes kur duam te fshehim dicka. Qe keto mekanizma mbrojtes i studion me pas vajza e Zigmund Frojdit Ana Frojd. Niçe ishte shume krenar per te pranuar ndihmen shpirterore e madje e kishte te pamundur pershkak te krenarise qe kishte te pranoje se ka ndonje dobesi edhe pse kishte nevoje per ndihme. Ai ne temat e ndjeshme qe ishin personale ai si mekanizem mbrojtes perdorte intelektualizimin e asaj tematike. Ka dallim ne mes te nje mendimi dhe perjetimi jane dy gjera qe kane dallime thelbesore. Mendimi i takon sferes se vetedijshm ku mbizoteron arsyeja ndersa perjetimi i takon sferes se pavetedijshme dhe aty gjendet pjesa iracionale. Nje perqindje te madhe ne jeten psiqike ze vend pikerisht sfera iracionale e cila suprimohet nga Super-Egoja.

Dr. Brojer me nuhatjen e tij te holle verejti se Niçe ka problem te krijoje lidhje dhe kishte nje frige nga afersia sepse shpejt vendoste barriere.Tere aspektin e tij psiqik e dominonte pjesa racionale, ndersa ajo iracionale ishte e shtypur , e atrofizuar ndersa sfera e vetedijshme ishte e hipertrofizuar ne kerkim te krijimit te balanses natyrale. Ne fakt Niçe vuante nga nje neuroze dhe ne themel te kesaj neuroze ishte paaftesia per te krijuar lidhje dhe me pavetedije e kishte zgjedhur izolimin. Ne Izolim konflikti neurotik nuk ishte i zgjidhur , ai kishte edhe manifestime trupore si dhimbje te shpeshta te kokes, ataqe te migrenes. Dr. Brojer po perpiqeshte qe t`i spjegoje Niçes se izolimi ishte nje ngarkese psiqike dhe ai u perpoq qe ti spjegoje atij se do ti ndihmoje kete ngarkese psiqike qe ta zvogeloje. Por Niçe i kishte bindjet e tij se vetmia ishte nje ndihmese e madhe per te si filozof, meqe edhe filozofet tjere si Spinoza , Buda kishin jetuar te izoluar.

Por Dr. Brojer perpiqeshte te mjekoje ndaraz, ai donte qe Nicen ta ndaje ne nje dikotomi te plote , ai donte ne te ndante njeriun dhe filozofin kjo ishte idea e Irvin Yalomit qe misherohej ne strategjine terapeutike te Dr. Brojerit . Per njeriun vetmia eshte ngarkese psiqike dhe fshihet pas kesaj gjendje neurotike fshihej nje paaftesi ne rritjen shpirterore , nje ngecje ose atrofizim ne aftesine per lidhje sociale ndersa per filozofin vetmia ishte e mire per meditim filozofik dhe bindja e Niçes se shume filozofe kishin ne vetmi nje hapsire per kreativitet.

Per Dr. Brojerin shfaqet nje sfide se si Niçen ta zbriste prej qiellit ne toke. Per sqarim vetmia nenkuptohet kur edhe pse je i rrethuar nga njerez te afert ndjehesh prape i (e ) vetmuar.

Niçe si nje njeri me inteligjence te larte qe kishte , e pyeti Dr. Brojerin se me cfare motivi ai do ta trajtonte Niçen pa pagese, duke spjeguar Niçe se motivi i njeriut eshte nga aspekti psikologjik mjaft kompleks. Dr. Brojer filloi qe te tregoje nje mbrojtje, ai nuk kishte pergjigje koncize ndaj ketij pretendimi ndersa Niçe urrente te pranonte ndihmen, lemoshen. Koncepti i tij filozofik tek “Keshtu foli Zarathustra“ dhe veprat tjera ne idene e Mbinjeriut lemosha, ndihma ishin morali i te dobteve.

Por Nice kishte nje krenari patologjike qe ishte e forte si nje mburoje dhe nuk e donte ndihmen, keqardhjen dhe kompasionin per te. Dr. Brojer u perpiqeshte te bind Nicen se do ta ndihmoje me teper te njohe veten e tij dhe se ne gjendjen shpirterore qe gjendesh dhe me kete deshperim qe po perjeton ti ke nevoje per ndihme. Per ndihme kishte nevoje Niçe kjo ishte e vertete por keqardhjen dhe kompasionin per te nuk e pranonte dhe ai e nderpreu trajtimin. Ishte shume krenar Niçe per ta pranuar ndihmen ndersa Dr. Brojer kishte gabuar strategjine terapeutike me nje pacient jo te zakonshem siç ishte Niçe që ishte teper krenar dhe i pasocializuar. Dr. Brojer e kuptoi se duhet te zgjedhe nje menyre tjeter per ta mjekuar Niçen. Prandaj eshte e veshtire shpesh me paciente neurotik te vendoset intimiteti terapeutik qe eshte hapi i pare i nje psikoterapie te suksesshme. Hapi i pare ishte i gabuar i Dr. Brojerit dhe gati deshtoi terapia qe duhej ta mirrte Niçe.

Ne aspektin psikologjik Nice kishte vendosur kufinjte e tij barrierat dhe nuk donte keto kufi ti hapte edhe pse kishte nevoje per ndihme, por kete ai se pranonte. Zaten edhe suksesi terapeutik varet shume nga hapja e zemres ne mes te pacientit dhe terapeutit dhe rrugetimi i perbashket shpirteror ne rritjen shpirterore ne zgjerimin e horizontit shpirteror por gjithnje kjo rruge kerkon te behet me nje qe e njeh rrugen dhe psikoterapeuti i mirefillte e njeh rrugen dhe bashkeudheton ne kete rruge me pacientin.

Autori i romanit “Kur qante Niçe“ Irvin Yalom thote qe psikoanalisti eshte nje lloj zhytesi qe futet ne thellesi te detit dhe kerkon me drite brenda thellesise duke ndricuar pjese te ndryshme ne thellesi te detit. Ne ate rruge nje i papervoje per tu zhytur duhet te futet vetem me nje zhytes profesionist qe e njeh rrugen dhe i njeh gjithe peripecite e zhytjes. Edhe kur hulumtojme te pavetedijshmen duhet ditur rruga , duhet te zhytet ne pavetedije duke i ndricuar pjeset e erreta te se pandergjegjshmes. Ndricimi qe u bejme pjeseve te pandergjegjshme peson nje clirim nje rehati, nje rigjetje prape e asaj qe Frojdi e quan energjia jetesore ajo qe i jep vitalitet shpirtit dhe na jep aftesine ti gezohemi jetes duke na cliruar nga cdo lloj bllokade shpirterore.

Udhetimi psikoterapeutik dhe psikoanalitik eshte sikur te gjesh nje mik te sinqerte qe ti hapesh zemren dhe te udhetosh bashke me te ky eshte ajo qe quhet intimiteti terapeutik.

Dostojevski thoshte ka gjera qe mund te ja themi secilit, ka gjera qe mund te ja themi vetem miqeve te sinqerte, ka gjera qe mund te ja themi vetem vetes dhe ka gjera qe smund te ja themi as vetes. Andaj rrugetimi shpirteror eshte ti hapesh gjithe keto mistere qe i mban te shtypura e ti thuash te gjitha, absolut te gjitha ato qe mund te duken edhe iracionale, gjitha deshirat e shtypura dhe gjerat qe i kemi suprimuar nje kohe te gjate ne shpirt e smund te ja themi askujt. Vetem hapja e plote intimiteti i sinqerte e perbejne ate qe njihet si intimiteti terapeutik qe krijon themelin mbi te cilen fillon rritja shpirterore.

Shpesh pacienti ne forme te arsyetimit ose intelektualizimit mbrohet por nuk e kupton veten e sidomos deshirat e pandergjegjshme dhe motivet e pandergjegjshme te sjelljes se tij, pse zgjedh dicka para dickase tjeter, ku jane ato motivet e pandergjegjshme qe ben nje zgjedhje te tille ai nuk i kupton sepse nuk e njeh veten e vet. Nuk ka udhetuar asnjehere brenda vetes se tij . Thenia e Sokratit “Gnosethe Authon“ ka nje domethenie shume te madhe. Niçeja veshtire hapej pershkak te krenarise tij dhe shpesh kishte kriza nervore dhe dhimbje te kokes.

Perballe Dr. Brojerit u shfaq nje sfide me pacientin neurotik Niçe se si te krijonte intimitet terapeutik, pa kete intimitet do te ishte e pamundur te zhvillohej psikoterapia, ndersa Niçe po perjetonte një melankoli sepse kishte rene ne dashuri obsesive me bukuroshen e mençur Lou Salome qe ishte nje lloj i femres qe njihet si “femme fatale“ e cila ishte edhe nje intelektuale qe mund te krahasohej me mendjet prominente te kohes. Niçe kishte problem psikologjike, ai po vuante nje depresion te rende , kishte mendime suicidale dhe kishte simptome trupore si dhimbje koke, nauze . Pra Niçja me kete mozaik simptomesh vuante nga nje sindrome psiko-somatike.

E vetmja rruge qe ti ndihmonte Niçes per Dr. Brojerin qe ishte nje mjek shume kreativ dhe qe kishte nje nuhatje te holle i mbeti opcioni qe te imitonte trekendeshin : Niçe, Lou Salome dhe Filip Ree me trekendeshin Dr. Brojer, Berta dhe nje i panjohur qe supozonte se tashme Berta kishte lidhje romantike. Tashme Dr. Brojeri do ti kerkoje ndihme prej Nices qe ta sheroje nga deshperimi , ne menyre qe Niçe duke e keshilluar Dr. Brojerin do ta keshillonte në të vertete vetveten.

Simptomet qe duheshin trajtuar ishte obsesioni, xhelozia dhe deshperimi. Kete strategji Dr. Brojeri ja tha edhe Zigmund Frojdit qe ishte nxenesi i tij dhe mendoi se do te kishte sukses. Ndersa Dr. Brojer do te beheshte tashme pacienti i Niçes , sepse Frojdi i tha mesuesit te tij Dr. Brojer se ne veprat e Niçes qe kam lexuar duhet qe ai te jete nje nga psikologet me te medhenje te kohës sone.

Dr. Brojer kerkon nga Niçe te ndrrohen rolet, Dr. Brojer te trajtoje simptomet trupore te Niçes ndersa Niçeja ta trajtoje shpirtin e Dr. Brojerit. Fridrih Niçe`s iu duke pak i cuditshem ky propozim. Po une tha nuk jam mjek dhe si mund te ju mjekoj Dr. Brojer . Fridrih Niçe hodhi dyshime se edhe ky mund te ishte nje manevrim i radhes per ta pranuar ndihmen tij.

Ne fakt ne seancen e pare Dr. Brojer kishte gabuar ne vend qe te kishte zgjedhur nje strategji tjeter me Niçen ai ne menyre te pandergjegjshme kishte shfaqur natyren e tij te konkurimit me te tjeret qe e kishte te theksuar qysh si nxenes Dr. Brojer , ne sfide e siper me njerez shfaqen sjelljet automatike qe kemi mesuar ne femijeri e keshtu kjo natyre iu shfaq edhe Dr. Brojerit dhe ne konkurim e siper me Niçen ne ballafaqim me te zbraps sepse Niçeja nuk konkurohej ne filozofi, ai ishte i lindur per të. Prandaj zgjedhja e menyres se pershtatshme per ta mjekuar neurozen ishte nje sfide sepse ne ate kohe neuroza nuk njihej mire por Dr. Brojer qe kishte shqise te holle e kishte nuhatur kete problem mjeksor dhe tashme ishte ne hulumtim te gjetjes se metodes per ta trajtuar pacientin jo te zakonshem filozofin Fridrih Niçe.

Madje miq dhe kolege te tij e kishin sugjeruar se si humb kohe me nje pacient te tille qe eshte arrogant, iritues, nuk e pranon ndihmen dhe do te mjekosh pa pagese, sipas tyre gjithe do te perqeshin se humb kohe me nje te marre, ndersa ti ke pergaditjen me te larte profesionale mjeksore ne Viene. Nderkohe qe Dr. Brojer e qortoi Maksin gjithcka per ty jane parate, ke mjaft i thote pse fokusohesh vetem ne kete pike. Une e kam verejtur se Niçes i duhet ndihme edhe pse e refuzon ate, madje edhe shume paciente kam pare te tille me çrregullime neurotike qe nuk di si ti trajtoj. Andaj motivi im eshte me i larte per tu marre me Niçen. Por Dr. Brojer e pa Niçen si nje njeri te jashtezakonshem madje qe ai mund ti ndihmonte edhe vete Dr. Brojerit me inteligjencen e larte qe kishte. Kembngulja dhe guximi i karakterizon njerezit e sukseshem dhe Dr. Brojer ishte i tille. Niçe e pranon kete oferte qe Niçe te jete mjeku i shpirtit te Dr. Brojerit. Niçe dhe Dr Brojer bene marreveshje dhe kjo ndikoi qe te krijohet intimiteti terapeutik me Niçen ne menyre qe edhe Niçe te hapet per jeten e tij shpirterore, madje duke e shfletuar jeten e Dr. Brojerit do ta shikonte jeten e tij ne pasqyre.

Por une miku im Nice jam nje rast ideal nihilistik. Nuk e di pse jetoj dhe nuk di si te jetoj dhe kam humbur qellimin e jetes time se pse jetoj. Le te jem une eksperimenti yt. Nese ke nje plan per te ndertuar se si duhet te jeta jeta e njeriut atehere une le te jem nje eksperiment. Do te doja ta sprovoja mendjen time me nje mendje te ndritur sic e ke ti iu drejtua Nices.

Por une nuk jam i afte per kete pune i thote Nice: Une shkruaj per nje pakice dhe jo per shumicen, nje pakice qe do te perfaqesoje ardhmerine dhe do te ne shpieje ne epoken tjeter. Ti i thote Brojeri shkruan filozofine dhe nuk jeton ne kohen e filozofise tuaj. Une shkruaj per pakicen dhe aftesia ime per tu shoqeruar, per te jetuar mes njerezve moti ka atrofizuar. Gjithmone kam qene I vetmuar dhe ndoshta do te jem i tille e kam pranuar kete fat. Por Prof. Nice e verejta qe ju jeni i deshperuar sepse ju deshironi te lexoheni , por dyshimi se do te jeni i lexuar kah viti 2000 kjo te sjell deshperim. Edhe ne mesin e pakices qe ju shkruani filozofine per to, sigurisht do te kete njerez qe duan te jene me te tjeret te shoqeruar dhe te hapur per miqesi.

Te kujtohet qe me pate treguar per Hegelin , qe nje student e kishte kuptuar edhe ai kishte kuptuar gabim. Une jam ky student qe dua te kuptoj ne varesi se sa te kuptoj varet jeta ime. Dr. Brojer po perpiqeshte qe te vazhdonte ndertimin e ures per Niçen per ta zhvilluar aftesine per lidhje me te tjeret. Brojeri i thoshte qe ti e di Profesor Niçe qe e ke tmerresisht pike te dobet te jesh borxh tek te tjeret dhe te kerkosh ndihme. Po ti e ben per mua kete ju drejtua Nice qe ishte inteligjent i jashtezakonshem. Ti e ben per mua kete , jo e bej thjesht Brojer i thote per interesin tim personal, kam nevoje per ndihme dhe do te lusja qe nese je mjaftueshem i fuqishem qe te me ndihmosh. Nice u pajtua qe do ti ndihmoje Dr. Brojerit dhe ato lidhen marreveshje.

Nice vendosi qe te qendroje ne Viene , ai I shkroi mikut te tij se do te qendroje ne Viene dhe se ne Viene kishte takuar nje mjek jo te zakonshem, nje mjek qe ishte edhe mendimtar dhe shkenctar qe ka guxim. Ai me ofroi nje pune qe nuk kam besuar se do te punesohem. Si filozof personal qe ti ndihmoj meqe eshte i deshperuar dhe ka mendime suicidale ai kerkon nga une qe ta nxjerri nga ai mal i dendur i deshperimit te tij. Kete qe ta them mikut te tij i thote qe ta them vetem ty sepse Dr. Brojer nje mjek i shkelqyeshem meriton diskrecionin tim total.

Nice i thote qe Dr. Brojer kerkon vetem qe te me ndihmoje qe une te jem I shendetshem. Une e kuptoj ate elementin manipulativ te mjekeve popullor qe duan qe dobesin e tyre ta projektojne tek ti e me pas te fitojne pushtet mbi ty. Por Dr. Brojer ka tentuar ne fillim qe te me ndihmoje duke u perpjekur ta gjeje motivet tek altruizmi, tek kompasioni qe me duken komike. Por me vone ai u hap u be i sinqerte dhe kerkoi ndihme prej meje qe ta ndihmoj dhe ta shpetoj prej malit te deshperimit ku kishte ngelur e nuk po gjente rrugedalje.

Dr. Brojer mendon se une mund ti ndihmoj, me gjithe ato dhimbje trupore q eke mesuar ti toleroje dhe pervoja ne artin e mbijeteses e sheh sin je aftesi qe mund ti ndihmoje. Por Nice thote ai nuk e di gjysmen tjeter te ngarkeses sime qe ishte Lou Salome qe e quante si bushter demonike, Takimi me te keqen te ben me te forte shprehej Niçe. Prej nga rrjedh sentenca e njohur filozofike e Niçes `Diçka qe nuk te mbyt te ben me te forte“. Niçe shquhet per ate lloj ashpersie qe kishte ndaj grave : Ai madje tha “Kur shkon tek ndonje grua mos e harro kamxhikun“ duke aluduar se grate nuk duan sjelljen e bute por me teper u pelqen sjellja e ashper mashkullore.

Dr. Brojer po fliste me nxenesin e tij Sigmund Frojdin, se cfare plani do te ndiqte tashme si pacient. Dr. Brojer I tha qe do tja thote te verteten. Edhe cila eshte e verteta jote i thote Zigmund Frojdi , e vertata qe jam i deshperuar. Por Frojdi i thote qe ti nuk je I deshperuar je mjeku me i njohur, me i suksesshem, studimet e tua jane te degjuara, ke emer te madhe , ke grua te bukur, femije te mire pse do te ishe i deshperuar.

Dr. Brojer i thote eshte problem maja, eshte e mire maja te arrihet por kur arrin majen shikimi spontanisht shkon teposhte ti shikon fundin tend dhe nisesh ne ate rruge. Une e shoh plakjen time, ndjenjen se po me vjen fundi dhe secili fund eshte i frigshem, une kete fund e shoh me deshperim. Ne maje e shikon edhe rrugen e ngjitjes, e shikon te kaluaren dhe te lind pyetja : a ishte ajo jeta qe e jetova. Frojdi me dashamiresi e keshillon Dr. Brojerin qe nuk eshte renia jote, ajo qe ti e percepton si renie ashtu por eshte sukses, aprovim, me teper levderata e mirenjohje per punen tende te suksesshme . Por si ta pranonte Dr. Brojer se gjithe ate investim qe e beri ai dhe ne fund kjo dhurate nuk i pelqente dhe kjo ishte deshperuese. Ka gjera qe nuk mund tu thuhen te rinjeve e sidomos nje nxenesi ambicioz si Zigmund Frojdi. Por ka te verteta te medha per secilen moshe, mosha i sjell me vete edhe sfidat dhe frigerat tipike te moshes.

Dr, Brojer tashme ishte pacienti i Niçes dhe filloi ja hapi zemren : Dr. Brojer fillon rrefimin e tij : jam i sukseshem, kam familje te mrekulllueshme, grua te mire qe i ben te gjitha eshte shume e bukur , kam femije te mire por nuk jam I lumtur. Ashtu dukem ne siperfaqe: njeri i suksesshem por brenda nuk ndjehem i tille, ndjehem i deshperuar dhe i palumtur. E ndjej nje zbraztesire shpirterore. Ndjehem i burgosur ne shtepi eshte absurd ta them por nuk i dua as gruan as femijet, ashtue absurde dhe kjo tingellon tejet iracionale , por per fat te keq eshte ashtu. Nuk kam guxim per te ndryshuar dicka. Te vazhdoj keshtu te jetoj apo ta braktisi kete jete te kerkoj diçka tjeter kjo eshte dilema ime qe me mundon. Kam dyshim qe me bren cdo dite se mos kam bere ne jete zgjedhjet e gabuara. Kam frige te madhe thote Dr. Brojer nese kjo jete qe bej e ka ndonje kuptim, kam frige nga vdekja. Ndjenja se po plakem po me torturon , me sillen nder mend mendime te ndryshme negative nganjehere kam edhe mendime absurde te suicidit. Duken gjera absurde , ne siperfaqe dukem njeri i suksesshem dhe i lumtur por brenda sjam i tille fatkeqesisht , kjo eshte e verteta ime. Po perjetoj nje deshperim te thelle i thote Niçes Dr. Brojer.

Po cfare mund te ndihmoj i thote Niçe : si mund ta mjekoj dyshimin qe ke per familjen. Po per frigen nga plakja , frigen nga vdekja, si mund te ndihmoj te gjesh kuptim me te thelle te jetes tende, si te ndihmoj te gjesh lirine. Dr. Brojer i thote Niçes qe mundesh dhe ti di teper dhe mund ti zberthesh keto tema e keshtu mund te me ndihmosh eshte nje sprove per filozofine tende. Do ta mesoj filozofine thote Niçe, jo te me mesosh filozofine i thote Dr. Brojer , por te me sherosh deshperimin e thelle qe kam dhe qe po me torturon. Po nuk kam kualifikm medicinal per te ndihmuar dhe per ta sheruar deshperimin qe kepo i drejtohet Niçja. Une nuk di ta mjekoj deshperimin por vetem di ta toleroj i tha Nice. Me ndihmo te krijoj nje qendrim te ri ndaj jetes, moralit, lirise. Me ty mund te bisedoj tema te tilla , me meso edhe mua qe ta toleroj me mire deshperimin e thelle qe po perjetoj. Gjithcka shkruan ne librat e tua Profesor Niçe iu drejtua Dr. Brojeri. Ngadale, ngadale edhe Niçja ndjeu nevojen per te kerkuar ndihme prej Dr. Brojerit , por edhe Dr. Brojer ju hap sinqerisht Niçes dhe i kerkoi ndihme te sinqerte Niçes. Niçe filloi te ndjeje gadishmeri per tu hapur dhe ai per te fol per zhgenjimet dhe deshperimet e tij.

Ti mundesh borxhet e tua ndaj meje ti paguash nese me ndihmon dhe me shpeton jeten i tha Dr. Brojer ashtu sic une te ndihmova per ti sheruar simptomat trupore . Ngadale, ngadale miqesia e tyre po forcohet, hapja miqesore e ndersjellte e zemres ishte nje hap per te ndertuar ure intime ne mes tyre qe lirshem te flisnin per dobesite e tyre dhe zhgenjimet e deshperimet shpirterore, kjo eshte rruga ku fillon rritja shpirterore nga nisja e udhetimit te tille shpirteror. Tashme Niçe gati te rifitoje aftesine per te krijuar ure lidhese qe kjo aftesi ishte e atrofizuar tek Niçe. Udhetimi shpirteror eshte nje udhetim interesant zemra hapet dhe njeriu perjeton sinqeritetin ndaj vetvetes dhe ballafaqohet me sinqeritetin e tjetrit ato me skane distance , as frige nga afersia qe ato krijojne ure shpirterore te miqesise qe njihet si intimiteti terapeutik.

Kushti i pare i nje psikoterapie eshte intimiteti terapeutik, hapja e sferes intimitet : hapja e zemres per te rrefyer per deshperimet, zhgenjimet, frigen , brengat qe ke. Ky intimitet terapeutik eshte hapi i pare. Keshtu fillon zhytja ne thellesi te vetvetes dhe ndricimi i pjeseve te erreta te se pandergjegjshmes. Keto erresira ngelen aty qe ne kohen e foshnjerise. Sa me teper e ndricojme aq me teper clirohemi aq me teper behemi me vital dhe me te hapur ndaj lumturise , sepse lumturia ka natyre afektive. Pikerisht eshte ky aparat qe na i dha Zoti per ta ndjere gezimin dhe lumturine e kesaj bote. Shpesh lumturine e kerkojme tek te tjeret dhe nuk e dijme se lumturia gjendet brenda nesh , ka pjese te erreta ne pandergjegjen tone qe na pengojne te behemi te lumtur.

Neuroza eshte nje ngarkese, nje faktor I rendesishem i fenomeneve psikosomatike, burim i stresit dhe burim I semundjeve te ndryshme. Hapja dhe intimiteti terapeutik fokusohet ne shpalosjen e atyre impulseve iracionale, atyre mendimeve iracionale qe shfaqen dhe nuk ka te beje me shpalosje te mendimeve te ndergjegjshme, por asaj pjese iracionale qe do te na vinte turp ose do te ndjenim se po i shpalosim dobesite tona para dikujt e i shtypim. Roli i Super-egos eshte i tille qe ato qe nuk i pranon morali shoqeror i shtypim ne nenvetedije. Cdo gje e shtypur, cdo impuls i shtypur kerkon kanale per tu aktualizuar keshtu funksionon psiqika e njeriut. Prandaj sado qe ti shtypim ato ngelin aty dhe duan te manifestohen qofte ne enderra apo me sjellje jo te zakonta. Hapja dhe rrugetimi i perbashket shpirteror do te kishte si synim njohjen me te mire te vetvetes , njohjes se vetes ne thellesi dhe clirimi i deshirave te pandergjegjshme.

Vete Dr. Brojer kishte obsesion romantik dhe erotik per pacienten e tij qe e quante “Ana O“ por ne anen tjeter ai ndjenje faj ndaj gruas se tij Matildes´qe ndjente nje ftohje dhe per kete kishte keqardhje dhe ishte i shqetesuar se pse kishte ftohje ndaj saj dhe ne nderkohe nje obsesion romantiko-erotik ndaj Bertes qe spo e linte te qete. Dr. Brojer sdinte si te clirohej nga ky obsesion qe nuk i mundesonte te ishte i gezuar ndaj asaj qe kishte arritur ne jete . C´fare mund te fshiheshte pas ketij obsesioni romantiko-erotik ne pandergjegjen e tij.

C´fare mund te simbolizonte Berta cfare fshihej pas kesaj dashurie destruktive qe ishte kthyer ne nje varshmeri emocionale ne forme te nje obsesioni per Berten. Kjo shfaqte nje mungese, nje pamjaftueshmeri e pandergjegjshme nje deficit nese perdorim gjuhen e Zhak Lakanit. Imagjino i thote Dr. Brojeri Niçes sa e tmerrshme ishte per mua te degjoja prej Bertes: Ti je burri i vetem i jetes sime.

Ky obsesioni i erotik dhe romantik per pacienten “Ana O “ i shfaqej ne enderr , ai pa ne enderr se Berta e priste dhe qe donte te kishte me Dr. Brojer marredhenie erotike, por ne enderr ajo ishte nje truk sepse pas skene ishin njerezit ishte bashkeshorjtja e tij Matilda qe e perqeshën ndersa Matilda e qortoi. Dr. Brojer ne kete skene qe pa ne enderr u turperua.

Ne anen tjeter e kishte joshur Dr. Brojerin edhe Lou Salome qe ishte e bukur, e embel, inteligjente e lexueshme ishte e veshtire ti rezistohej. Por keto impulse te frenuara, gjenin hapsire ne enderr te manifestoheshin, por ne anen tjeter shfaqeshin edhe suprimuesit, super egoja qe e quan me vone Zigmund Frojdi ndjenja e turpit qe i suprimonte keto impulse erotike dhe romantike qe kishte Dr. Brojer ndaj Bertes. Dr. Brojer kujton se Matilda ia kishte ndaluar Dr. Brojerit qe ta kontrollonte pacienten histerike Berten. Por Matilda e kishte lutur dhe rrefen Dr. Brojer se nuk kisha tjeter zgjedhje vetem se ta nderpres terapine me Berten. Ti je njeriu i vetem qe mund te me ndihmosh mu pat drejtuar Berta dhe ishte shume e rende per mua qe ta braktisja. Kush ke e kishte demtuar une , Berten apo ajo mua dhe kush ke e kishte dobesuar ajo mua apo une ate.

Mbyll syte Jozef i thote Niçe dhe parafytyroje Berten dhe po provonte ate metoden qe me vone Frojdi do ta quante asociacioni i lire: Nje mal i mbuluar me bore ku ti ngjitesh larte ne furtune atje ne maje gjendej Berta qe flirton me trupin e saj ndaj Dr. Brojerit. Ky parafytyrim paradoksal e ka simboliken e vet psiqike. Dr. Brojer duke u ndjere perballe fortunave te jetes, perkushtimit ndaj detyres ne pune ndaj familjes ai tashme ndjehej i burgosur, dhe Berta qe shfaqej si nje lloj nevoje qe kishte Dr. Brojer per te qene i cliruar , per te shijuar liri, sepse duke qene i perkushtuar ndaj punes dhe familjes ai po ndjente kete si obligim dhe ndjente se po konsumohej cdo dite. Sepse ai pandergjegjshem punen dhe familjen i perceptonte si burg ndersa ne Berten e perceptonte lirine, sigurine. Ne fakt Dr. Brojerit i mungonte dicka por nuk e dinte se cka i mungonte dicka qe i mungonte qe nga femijeria e tashme kjo mungese i ishte theksuar dhe ishte shfaqur ne nje forme dashurie obsesive per Berten qe ishte edhe destruktive. Kjo dashuri obsesive skishte te bente me Berten aspak ajo ishte sikur femrat tjera skishte dicka te veçantë per ta idealizuar por me teper kishte te bente me nje mungese te madhe qe kishte Dr. Brojer, dicka qe i kishte munguar shume ne femijeri dhe ishte ne kerkim te saj. Kjo mungese ishte edhe shkaku i deshperimit dhe zhgenjimit nga jeta e humbjes se kuptimit per jeten. Kur humb kuptimi i jetes bashke me te humb edhe motivi per te jetuar.

Dr. Brojer kur po ushqente pellumbat e tij dhe po perkujdesej per to si nje njeri i perkushtuar ndaj detyres po shihte nje enderr qe shtepia e tij po digjej dhe ai po bertiste pas Matildes gruan e tij, kjo enderr asoconte ne ate se ai brenda po rrenohej dhe kishte frige se po rrenonte tashme gjithcka qe ai deri tash kishte arritur dhe krijuar me mundin e madh qe kishte bere ne jeten e tij. Ai kishte frige te madhe nga kjo.

Me tej po i thoshte Niçes se qellimet qe kam jane pjese te kultures sime hebrenje: babai im i thot ka qene mesuesi im i jetes, ai me ka edukuar te mesoj te behem mjak dhe te behem i pasur. Te jem i suksesshem me domosdoshmeri kjo eshte ajo qe ma imponon kultura ime hebrenje.

Por une si kam zgjedhur qellimet e mia, nuk e di akoma se kush jame une , akoma se njoh identitetin tim te vertete?.

Ne enderrat e tij po shfaqej renia e tij , ai kishte frige renien, tatepjeten, ai po ndjente se energjia e tij jetesore po konsumohej dhe kishte frige te prekte fundin dhe hiçin e jetës se tij , ai po zhytej ne pusin e thelle dhe të pafund te nihilizmit.

Kam qene i perkushtuar ndaj detyres po thoshte Dr. Brojer .

E ke jetuar jeten tende i thote Niceja, a ndjen se jeten e ke te plotesuar , sa ke jetuar per vetveten. Sa kohe i ke kushtruar vetevetes iu drejtua me nje sere pyetjesh Niçe. Keto pyetje me bene te mendoj : vertete a e kam jetuar jeten time ashtu sic duhet, a e kam formuar unin tim. C`fare eshte autentike ne jeten time. Cili ishte kuptimi i jetes sime.

Obsesioni nuk duhet te kerkohet rrenja, por te kuptohet kuptimi i mesazhit qe vjen nga e pandergjegjshmja. Asnjehere skam mundur te braktise nenen time. Friga nga vdekja eshte me e vogel kur e kemi jetuar jeten ashtu qe nuk pendohemi me per dicka qe se kemi bere , dhe jo vetem te jesh mbi toke. Nese do te kemi rast edhe njehere te zgjedhim , cilen jete do ta beje , cfare do te beje ne jeten tende. Gjene qe vetem e di eshte se kam bere detyrimin time ne pune dhe ne shtepi ndaj gruas dhe femijeve. Detyrimi eshte vetemmashtrim qe pas saj fshihet dicka, per ti edukuar femijet duhet vete te rritesh te edukohesh te piqesh. Ndjenja se nuk e kam jetuar jeten ashtu sic kam dashur me ka kushtuar lirine time dhe ky mendim mua me tmerron me sjell dhimbje.

Me pas Dr. Brojer e luti Zigmund Frojdin qe ti ndihmoje.

Dr. Brojer u fut ne hipnoze. Brenda hipnozes i tmerruar nga ajo qe nuk e kishte jetuar jeten si duhet ai vendosi me ne fund te clirohet nga detyrat dhe obligimet. Ai donte te clirohej nga puna, i liroi pellumbat qe i ushqente dhe perkujdesej, ai u nda nga Matilda dhe femijet qe i kuptonte si obligim dhe me ne fund ishte i lire. Edhe perkunder Matildes dhe femijeve qe u tmerruan nga vendimi i Dr. Brojerit ai kishte vendosur te jetonte jeten e tij te ishte i lire dhe te jetonte jeten sic nuk e kishte jetuar. Dr.Brojer shkoi qe ta kerkonte Berten i treguan se ajo gjendej me mjekun diku jashte ne kopshtine spitalit. Pasi e pa Dr. Brojeri rastesisht degjoi duke i thene mjekut : Se ti do te jesh burri i vetem i jetes sime“ gje qe ja kishte thene edhe Dr. Brojerit kur ishte pacientja e tij. Me pas u kthye me tren tashme i ktheheshin fotografine se si i kishte braktisur gruan Matilden dhe femijet, tashme filloi te pendohet per kete vendim te gabuar qe ndermorri Dr. Brojeri. Per tu rritur iu kujtua Nice , qe per tu rritur duhet te ballafaqohesh te futesh thelle ne asgjene e jetes tende te zhytesh dhe te perjetosh vetmine e thelle dhe te digjesh ne zjarrin tend, vetem atehere fillon qe te piqesh te rritesh shpirterisht. Iu perkujtua gjate hipnozes duke punuar si kamarier dhe atje qelloi Frojdi dhe Lou Salome sapo i pa ai iku dhe shkoi drejt liqenit per tu mbytur ne liqen. Me pas u zgjua Dr. Brojer prej hipnozes.

Pas hipnozes , Frojdi i tha qe ke qare gjate hipnozes ajo ishte nje clirim, me pas Dr.Brojeri iu afrua Matildes tashme kishte bindje tjeter pas hipnozes, i thote qe ika e tash jam ketu a do te me braktisesh Matilda. Matilda gruaja e vete i thote, Frojdit qe burri im kerkon mjek. Dr. Brojer tashme u bind se zgjedhjet qe i kishte bere ne jete kishin qene zgjedhje te drejta.

Kur vizituan varrin e nenes se Dr. Brojerit verejti Niçe se nena e Dr. Brojerit quhej Berta. Berta quhej edhe obsesioni romantik i Dr. Brojerit nje koincidence interesante dhe nje çast per reflektim. Ne fakt obsesioni ndaj Bertes edhe pse besonte se ishte dashuruar nuk ishte dashuri , ishte nje varshmeri emocionale qe kishte ndaj nenen se tij qe e kishte lene ne moshen 3 vjecare. Berta simbolizonte lirine, ndjenjen e sigurise qe e kishte marre nga e nena kur ishte foshnje, tashme ky lloj obsesioni qe ishte shfaqur ishte kjo nevoje per liri per siguri ishte nje kerkim te nenes. Ai kerkonte nenen e tij si burim i lirise sigurise. Ky deficit ne moshen e femijerise iu shfaq si lloj varshmerie ndaj Bertes. Dr.Brojeri e perqafoi Matildes, dhe femijet ai u ndje shume i lumtur afer gruas Matildes. Ne fakt Dr Brojerit ne thelbin e obsesionit ishte mungesa e nenes se tij, ai po kerkonte nenen e tij dhe asnjehere skishte mundur ta braktiste.

Nice duke e keshilluar Dr. Brojerin ai ne fakt keshillonte vetveten. Ai duke kuptuar dhe shfletuar jeten e brendshme shpirterore ate qe e kishte ne zemer Dr. Brojer ato mendime iracionale gjithashtu ai po e shihte ne pasqyre edhe jeten e tij te brendshme , ai nuk hapej , cdo lloj pyetje direkte qe i behej Nices ai e intelektualizonte dhe i ikte pergjigjes se drejteperdrejte por ai e pa ne pasqyre edhe jeten e tij te brendshme. Ishte ura e pare e miqesise qe e krijoi Nice me Dr. Brojerin.

Perse i thote Nice nuk me ke treguar se nena e yte quhet Berta. Nuk e mbaj mend nenen time por Nice i thote nuk e kujton me vetedije por e ke ndermend ne pavetedije. Obsesioni ndaj Bertes nuk eshte ndaj Bertes por eshte ne lidhje shpirterore qe ke me nenen tende. Une mbaj mend vetem fytyren e saj si ishte e qeshur me mua se si ajo mund ta linte si ka mund te me braktise.

Ajo qe kishte verejtur Dr. Brojer se tek Nice duhet te zbulohen deshirat e pavetedijshme dhe te clirohet prej tyre. Ate e deshironte Nice clirimin nga njera an e prej migrenes dhe simptomeve trupore dhe nga ana tjeter nga obesioni qe kishte per Lou Salomen.Me ne fund e hapi zemren edhe Nice: Berten qe e kishe ti e kisha edhe une ne jete nje Lou Salome. U dashurova ne te tpo rrefente Niçe , por ajo deshironte vetem te kishim vetem nje miqësi. Ajo ishte per mua si nje shpirt i dyte, me ne fund mendova atehere se takova dike qe na bashkonte mendimi, biseda e gjeta nje bashkeudhetar. Njehere me tha se une isha burri qe do ta deshironte ta kishte afer, dhe une i besova thoshte Niçe. Isha i dashuruar dhe mendoja cdo dite per te. Izolimin u mesova ta toleroj kishte momente qe deshiroja te vdisja, nuk deshiroja qe te zbulohet misteri im. Izolimi eshte ajo ndjenje kur edhe pse je i rrethuar nga njerez te afert ndjehesh i (e) vetmuar eshte nje ndjenje si krimbi qe te bren nga brenda dhe kjo lloj ndjenje te nxjerr ne pah frigen egzistenciale qe mpin ndjenjen e knaqesise dhe paaftesise per tu ndjere knaqur dhe lumturine e sheh si nje oaze te paarritshme Dr. Brojer i thote qe Lou Salome eshte sikurse Berta ime.

Me pak i tregon qe Lou Salome ka qene ketu dhe ka kerkuar ndihme per ty , dhe une i kam premtuar se do te ndihmoj. Ka ndodhur nje moment ne liqen qe e kishte puthur Nice, por Lou Salome i thote Brojer asnjehere se ka permendur liqenin. Ne fakt ne thellesi te ketij obsesioni ndaj Lou Salomes ishte perpjekja per te krijuar lidhje emocionale , miqesi ure te tejkalonte vetmine sepse pikerisht Nice vuante nga paaftesia per te krijuar lidhje me te tjeret. Nice filloi te qaje me lot . Cfare fshihet pas ketij malli e pyeti Dr. Brojer , nuk eshte mall ia ktheu Niçe eshte çlirim , gjithcka ishte iluzion dhe Niçes i rridhnin lotët ne faqe. Ishte nje clirim hera e pare qe kishte krijuar miqesi dhe hapje te zemres me Dr. Brojer dhe se obsesioni ndaj Lou Salomes ishte perpjekje per ta dale nga izolimi dhe deshtimin e kishte perceptuar nje dhimbje egzistenciale , frige per egzistencen e tij. Brojeri i tha Nices nese lotet e tu do te mund te flisnin cfare do te thoshnin ..me ne fund jam i lire. Izolacioni egziston vetem ne izolacion i tha Dr. Brojer. Per Nicen, Lou Salome perfaqesonte nje mik i vertete, nje takim me mendjen dhe partnerin romantik.

Ka dallim dashuria dhe varshmeria emocionale , varshmeria emocionale eshte varshmeri emocionale dhe mund te shfaqet meqe na shfaqet deficiti qe kemi nga femijeria dhe qe obsesioni eshte nje mesazh i pandergjegjshem qe per tu cliruar duhet ta kuptojme kuptimin e ketij mesazhi e me pas ndodh clirimi, rifitohet aftesia per te jetuar jeten tone dhe fitohet aftesia per lidhje emocionale dhe hiqet friga nga afersia. Njeriu eshte qenie sociale ka nevoje per lidhje me njerez tjere, krijim miqesie, lidhje emocionale per afersi. Nice u clirua me ne fund nga obsesioni dhe rifitoi aftesine per lidhje te reja , krijim miqesie e largimit te friges nga afersia.

Kjo hapje shpirterore dhe strategjia qe zgjodhi Dr. Brojer per t`ia hapur zemren Nice, dhe duke shfletuar jeten e Dr. Brojerit ai po shfletonte jeten e tij po njiheshte me erresirat qe kishte ne pavetedijen e tij, ai po njiheshte me dobesite e tij ai e kuptoi se nuk ishte i vetem ne bote qe kishte perjetuar nje gje te tille , edhe Dr. Brojer kishte nje histori te tille shpirterore nga hapja e zemres dhe nga ky bashkebisedim i thelle te dy pesuan rritje shpirterore, u aftesuan me mire te kuptojne mesazhin e obsesionit te tyre duke u cliruar me ne fund nga keto friga dhe dhimbje egzistenciale qe gjurmet i kane ne zhvillimin e hershem femijeror keshtu ato perjetuan ate katarsisin shpirteror, pastruan oxhakun dhe me ne fund ishin te lire per ta vazhduar jeten dhe per ta dashur jeten, Irvin Yalom thote : “Sa te kesh jete , jetoje ashtu aq kur te afrohet vdekja te mos pendohesh asgje qe se ke bere“. Eshte ne psikologjine e njeriut thote Irvin Yalom qe me teper biem ne dashuri me deshiren se sa me te deshiruaren.KUR  QAU NIÇJA

“Prej cilit yll keni rënë ne toke“

Fridrih Niçe

“Do te jetë shumë i çmuar çdo moment i jetës sonë, nëse për një kohë të shkurt nën shkëlqimin e dritës do ta shohim në sy fundin tonë“

IRVIN YALOM

Shkruan : R.RAMADANI

Lou Salome ishte bukuroshja ruse ne te cilen ishte dashuruar filozofi gjerman Fridrih Niçe , ndersa Lou Salome dashurine e tij e kishte refuzuar dhe Fridrih Niçe kishte perjetuar nje krize te thelle shpirterore. Psikoanalisti i famshem Irvin Yalom perpiqet qe permes romanit “Kur qante Nice“ ti ofroje nje trajtim psikoterapeutik Nices permes Dr. Brojerit per te kuptuar me mire simptomet shpirterore te shfaqura dhe per ti gjetur rrenjet e pandergjegjshme dhe kuptimi i mesazhet qe kishte obsesioni i tij per Lou Salomen qe ishte shkaku i krizes shpirterore qe po perjetonte Fridrih Niçe .

Si nje personazh i spikatur i romanit eshte bukuroshja shume e lexueshme , mendimtare dhe nje intelektuale ambicioze Lou Salome. Lou Salomen e kishte terhequr intelekti i filozofit Fridrih Niçes. Lou Salome mbeti e fascinuar prej performancave intelektuale te filozofit Niçe, Lou ishte nje femer ruse fliste gjermanishten me nje akcent rus. Lou Salomen ja prezentoj Niçes filozofi Filip Ree qe gjithashtu ishte i dashuruar ne Lou Salomen. Pasi e perfundoi ligjeraten Nice, Lou i afrohet dhe i drejtohet Nices : thoni se Zoti vdiq , por nese Zotin e keni shpallur per te vdekur atehere njeriu ben gjithcka, me ska rregulla, ska ligje ide qe e kishte shfaqur Dostojevski tek romani “Vellezerit Karamazov“. Pa Zotin me tej vazhdoi Lou si do te organizoheshte shoqeria. Niçe pasi e degjoi Lou Salomen iu drejtua asaj “Prej cilit yll keni rene ne toke“.

Lou Salome e shqetesuar per gjendjen shpirterore te rende te Niçes shkoi per ta lutur per ndihme Dr. Brojerin. Ne letren e derguar Dr. Brojerit ajo e njofton se filozofi Fridrih Nice ishte i deshperuar thelle dhe ajo i kerkonte mjekut te njohur qe ta sheroje. Lou e kishte vellaun student te mjeksise dhe prej tij kishte degjuar se si Dr. Brojer e kishte sheruar permes bisedes terapeutike nje paciente me pseudonomin “Ana O“. Dr. Brojer e pyeti Lou Salomen , mos valle ishte ajo shkaku i zhgenjimit qe kishte perjetuar Niçe. Dr. Brojer e pranoi sfiden qe ta ndihmoje filozofin Niçen prej dhimbjeve te forta te kokes dhe kishte hezitim nese mund ti ndihmonte per zhgenjimin qe e kishte kapluar filozofin Niçe duke ja fikur energjine jetesore filozofit dhe duke e sjellur ne prag te mendimeve suicidale. Por Lou besonte se Dr. Brojer mund ti ndihmohnte.

Lou Salome kishte arritur permes nje intrige te vogel te bind Dr. Brojerin qe ti ndihmoje filozofit Nice sepse sipas saj Niçe qe kishte punuar profesor i filologjise ne Bazel dhe prej atje kishte nje pension ne te ardhmen do te ishte e ardhmja e filozofise por njekohesisht e kishte bindur edhe Niçen qe te konsultohet me nje mjek te njohur vienez Dr. Brojer qe ti ndihmoje per problemet shendetsore qe kishte dhe dhimbjet e shpeshta te kokes qe i perjetonte . Ajo i kishte shkruar Dr. Brojerit nje leter qe i kerkonte ndihme per mikun e saj Fridrih Niçe: duke theksuar se kishte mendime suicidale, ishte i deshperuar dhe eshte shume e rendesishme qe ai te sherohet. Ajo me tej shkruan ne leter se miku i saj Fridrih Niçe do te beje vetevrasje dhe do te kete pasoja e gjithe filozofia sepse ai profetizonte kohen moderne ku autoriteti i Zotit po venitej ne perendim dhe duhej nje alternative ndaj nihilizimit qe do te shfaqej.

Lou Salome i rrefente Dr. Brojerit se ajo qe kishte terhequr tek Niçeja ishte intelekti I tij, por ajo nuk ishte per nje lidhje romantike me filozofin. Lou po i rrefente se doja te mesoja prej Niçes. Lou Salome donte nje miqesi me Nicen dhe Filip Ree por nuk deshironte te kishte lidhje romantike me asnjerin. Shume me vone pas shume viteve Lou Salome pati nje lidhje romantike me poetin Rilke. Lou kishte nje bindje te cuditshme per dashurine, ajo preferonte dashurine platonike, lidhje shpirterore pa marredhenie erotike ndersa nuk donte ti dorezohej askujt sepse mendonte se nuk do te ishte me e barabarte me mashkullin. Ajo donte te kishte barazi te plote. Lou Salome ishte nje grua qe ne psikologjine e saj konfrontohej autonomia dhe intimiteti ne mes te dyjave ajo zgjodhi autonomine e plote dhe lirine ndersa refuzonte intimitetin. Ajo ishte misherim dhe nder kasnecët e parë te idese se femres se lire që është lajtmotivi i levizjeve te sotshme feministe. Kete histori ajo ja rrefeu Dr. Brojerit dhe kerkoi prej tij qe ti ndihmonte mikut saj Niçes sepse ai nuk ishte me shendet mire dhe shpesh kishte sulme te migrenes. Dr. Brojer ishte nje mjek i njohur hebre i cili u be i famshem me punimin e tij mbi histerine tek pacientja “Ana O“te cilen e kishte mjekuar me nje metode te vecante permes bisedes terapeutike duke vendosur themelet e para te psikoterapise, nxenes i Dr. Brojerit ishte edhe themeluesi i psikoanalizes Zigmund Frojdi qe u be i njohur boterisht me zbulimin e te pandërgjegjshmës.

Dr. Brojer i premtoi Lou Salomes qe do ti ndihmoje Niçes dhe Niçe u pajtua qe ta vizitoje mjekun e famshem Dr. Brojer.

Perballja e Niçes dhe Dr. Brojerin ishte interesante, sepse u takuan dy personalitete qe secili ishte origjinal ne fushen e tij. Niçe ishte nje filozof shume i zgjuar e origjinal gjithashtu dhe Dr. Brojer ishte nje mjek shume i njohur dhe karakterizohej me ngritjen e tij intelektuale, guximin, aftesine depertuese ndaj problemeve dhe kishte sens per shkence. Permes Dr. Brojerit, autori i romanit Irvin Yalom nje psikoanalist, psikiater dhe shkrimtar i famshem do te ndaje Niçen ne nje dikotomi : Niçe- njeri dhe Niçe-filozof duke u perpjekur qe Niçe permes psikoterapise te kete mundesi te njohe me mire vetveten dhe ti zbuloje bashke me te edhe deshirat e pandergjegjshme te tij. Kjo do ti ndihmonte atij rritjen shpirterore, te kuptoje me mire veteveten e tij, nevojat, deshirat e pandergjegjshme dhe kuptimin e mesazhit qe kishte obsesioni dhe natyren e zhgenjimit qe po perjetonte.

Niçe – filozofi ishte ithtar i idese se themeli instinktiv i njeriut eshte vullnetin per fuqi tek individi ai ishte marre edhe me rolin e tragjedise ne afirmimin e jetes. Nice nuk ishte si Ludvig Fojerbahu , nuk i kishte shpallur lufte Zotit, por ai po profetizonte per kohen moderne, ku Zoti do te kishte pak ndikim mbi njeriun modern. Njerezit me do ta shikonin se duhet te cliroheshin prej mitologjise religjioze. Teoria e evolucionit te Darvinit do te zbehte autoritetin e Zotit tek njerezit keto ishin profecite e Nices. Njeriu i cliruar prej Zotit do te ballafaqohej me nihilizmin dhe iluzionet. Nice si zgjidhje ofron njeriun qe i nenshtrohet vullnetit per fuqi qe ishte mbinjeriu. Ai flet per vepren e tij per Zaratustren qe erdhi ne mes njerezve tu mesoje mbinjeriun, por e verejti se akoma koha nuk kishte ardhur , njerezit se kuptonin dhe Zaratustra u kthye prape ne vetmine e tij.

Vlen te theksohet nje fjale per autorin e romanit Irvin Yalomi autori i romanit kur studionte mjeksi adhuronte shume Tolstoin dhe Dostojevskin dhe ai kishte mesuar shume psikologji prej tyre dhe perpiqeshte te mesonte prej tyre se si shkruheshte ne beletristike. Irvin Yalom ne autobiografine e tij shkruan se ai zgjodhi edhe profesionin e psikiatrise dhe psikoanalizes qe ai te shkruante te zhvillonte talentin e tij pervec si mjek edhe si shkrimtar.

Pasi Dr. Brojeri i beri egzaminimin klinik dhe neurologjik dhe po i bente anamneze historise klinike te semundjes se migrenes dhe simptomeve tjera qe kishte Niçe.Me pas Niçe i drejtohet Dr. Brojerit : une jam me barre dhe do te lindi nje filozofi te re. Dhimbja shpir