Schoolture TV

Dritare kulturore për të rinjtë

Noam Chomsky: Është ditur se do të vijë ndonjë pandemi, kanë mundur të punojnë në gjetjen e vaksinës por…

Filozofi, analisti, shkrimtari, gjuhëtari dhe ligjëruesi i respektuar Noam Chomsky këto ditë po i kalon në izolim në Arizona.

Sipas Çomskit, është shokuese fakti që në një moment vendimtar për SHBA, në krye të saj të jetë Donald Tramp, të cilin e përshkruan si “merimangë socipatike”.

“Koronavirusi është shumë serioz, por duhet ta dijmë se na afrohen edhe pandemi më të mëdha dhe vuajtje. Njëra është lufta nuklear dhe e dyta ngrohja sociale. Koranavirusi është i tmerrshëm dhe mund të ketë pasoja shkatëruese, por do të rikuperohemi. Por, pas dy katastrofave tjera nuk do të ketë rikuperim. Amerika ka fuqi shumë të madhe, ndërsa Evropa verbërisht po e ndjek sundimin e saj. Shtoja këtë mijëra raste të vdekjes në Mediteran dhe do të shihni se në çfarë krizë është civilizimi perëndimor”, ka thënë Noam Chomsky.

Koronavirusi do të na detyrojë të mendojmë se në çfarë bote dëshirojmë të kemi”, thotë ai.

Chomsky beson se burimi i krizës është në rënien e tregut dhe politikën neoliberale e cila ka përforcuar problemet socio-ekonomike.

“Dihej se një kohë të gjatë mund të ndodhë një epidemi e tillë, dhe dihej se kjo do të jetë pandemi e koronavirusit, modifikim të asaj që e pamë nëpërmjet SARS. Kanë mundur të punojnë në vaksina, të zhvillojnë mbrojtje nga pandemi potencijalë dhe me modifikime më të vogla sot do të kishim vaksinë”, thotë Chomsky, përcjell Schoolture.info.

“Por më i madh është fitimi në krijimin e disa kremave për trupë se sa në gjetjen e vaksinës. Nuk kishim kujdes në informacionet. Kina më 31 dhjetor e njoftoi OBSH. Shkencëtarët kinezë shumë shpejtë e izoluan virusin. Vendet e asaj pjesë të planetit filluan të punojnë diçka. Në Evropë kjo deri diku ndodhi. Gjermania ka sistem të sigurt shëndetësor dhe mund të bëj diçka për vete. Disa vende e injoruan paralajmërimin, para se gjithash Britania e Madhe dhe SHBA”, shton ai.

A ka vend për optimizëm, posaçërisht nëse qytetarët besojnë se janë autoritar në regjimin për shpëtim?

“Ekzistojnë mundësi njerëzit të organizohen, të punojnë për botë më të mirë, por edhe ajo botë do të përballet me probleme. Ky është momenti kyç për historinë e njerëzimit, për shkak se ka ardhur koha që t’i njohim mangësitë e thella të botës, karakteristikat disfunksionale të sistemit i cili duhet të ndryshoj. Ky është një shenjë për paralajmërim dhe leksion të cilin duhet ta mësojmë”, thotë Chomsky.

Përshtati: Schoolture.info