Iniciativa për shaminë, iniciativë që s’është dashur të humbet kohë!

Shkruan Fitim Nuhiu

Përplasjet verbale si edhe ato deklarative (prononcuese-denoncuese) të shpeshta publike që po i ndodhin shoqërisë tonë, sidomos në Kosovë, janë për t’u shqetësuar.

Hendeku është i madh dhe i gjerë mes dy ekstremeve do të thoja, të paktën nga qëndrimet e paraqitura në publik, në një anë fetarët (kupto myslimanët praktikantë e të shkolluar, myslimanët që përveç praktikës së tyre fetare në xhami duan që atë praktikë ta jetësojnë edhe në sferën publike gjë që e shoh shumë normale në një shoqëri demokratike) dhe në anën tjerët laikët (ose do t’i quaja të painformuarit, keqkuptuesit e vlerave europiane që nuk e kuptojnë se çfarë nënkupton mendimi dhe veprimi ndryshe, thjesht duke u munduar të bëhen “siç populli në kuptim pezhorativ i thotë – françuza” e po mbeten vetëm karikaturë, një kopje e shëmtuar e laicizmit të egër francez) dhe se kjo gjë nuk do t’i ndihmon dinamikës së një demokracie brenda një shoqërie, porse vetëm hapjes së disa llogoreve dhe ndërtimin e ca mureve që s’duan të jetojnë me njerëzit që kanë mendime ndryshe nga njëri-tjetri, që duan të jetojnë në getot e veta, të kënaqur dhe se kjo gjë do të shpie drejt një segregacioni dhe paragjykimi për “tjetrin” e në pritshmëritë edhe më të këqija mund të përfundojë edhe në përplasje të pashmangshme fizike në vend të “përplasjeve” – mendimeve qytetëruese që ndodhin rëndom përmes debateve dhe përafrimeve të qëndrimeve, ose të paktën të pranimit dhe respektimin të tjetrit, sepse kjo i bie që publikja është vetëm e imja, e jo e ytja, gjë që nuk korrespondon me atë që synojmë të integrohemi, sepse pikërisht diversiteti dhe respektimi i saj e bën një shoqëri përparimtare dhe qytetëruese.

E konstatoj këtë gjë, i nxitur nga një iniciativë kohëve të fundit të një grupimi qytetar për kërkesën e ndryshimin të një udhëzimi administrativ të ministrisë së arsimit për bartjen e shamive në shkolla për nxënëset që kanë vendosur nga liria e tyre që të bartin shamia dhe mendoj se është një e drejtë elementare që duhet merret në konsideratë nga qeveria e Kosovës dhe nuk duhet lënë hapësira për t’i fut grupime të ndryshme qytetare në hasmëri e duke harxhuar kohë për debate shterpe e të krijohen fronte të paqena ‘pro at contra’.