Shoqata e Botuesve Maqedonas (SHBM) ka publikuar fituesit e shtatë çmimeve për këtë vit, duke përzgjedhur fituesit e kategorive të ndryshme, transmeton Portalb.mk.
“Në Panairin e 34-të të Librit, Shoqata e Botuesve Maqedonas (SHBM) prezantoi çmimet e saj për të gjashtën herë. Shoqata vlerësoi arritjet më të mëdha botuese për vitin 2022, pra për periudhën nga viti i kaluar deri në panairin aktual”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës.
-Çmimi i parë në kategorinë “Edicioni më i mirë”: “E gjithë vepra për të rritur të Olivera Nikolovës” botim i “Ars Lamina”.
-Botimi më i mirë i redaktuar figurativo-grafik: libri “Bambino” me tregim dhe tekst të Nika Gavrovska dhe dizajn të Nikola Raduloviqit, botuar nga “Gavrosh”.
-Libri më i mirë për fëmijë është libri “Pesë tregime nga e gjithë bota”, nga Zhivko Grozdanovski.
-Autori i vitit është shpallur Vladimir Jankovski.
-Edicioni më kreativ u zgjodh fotolibri “Unë shkruaj histori në kokë” nga Elizabeta Bakovska dhe Sasho Dimoski.
-Çmimin Mirënjohje për nxitjen e përgjegjësisë sociale e mori projekti “Libri me figura të Halkiut”.
-Çmimi special për promovues të vitit shkoi për festivalin “Bukstar”.