Ky libër është shkruar nga Ill Rustemi, i cili është shprehur se përkrahje për ta shkruar këtë libër i ka pasur nga familja, ndërsa frymëzimi nga leximi i librave të ndryshëm dhe ngjarjet e jetës dhe historisë të familjes.
“Ndjehem krenar që sot në këtë festë u botua edhe libri im i parë. Unë për ta shkruar këtë monografi, gjeta përkrahje motivuese nga prindërit, familja, profesorët, të cilët më dhanë këshilla, kurajo për ta përfunduar këtë punim shkencor.
Frymëzimin për ta shkruar këtë libër e kam marrë nga leximi i librave të ndryshëm, historive të ndryshme, ndërsa idetë dhe motivin e kam marrë nga ngjarjet e jetës dhe historisë atdhetare të familjes.
Shpresoj që në të ardhmen do ta pasuroj historiografinë tonë edhe me shumë vepra tjera shkencore
Një falemenderim të veçantë u shkon edhe donatorëve të cilët e sponzoruar këtë libër”, ka deklaruar Ill Rustemi, raporton Schoolture.info