TETOVË/ Në fund vit organizohet Panairi i Librit, ja detajet

Nga data 24 deri më 30 dhjetor në qytetin e Tetovës do të mbahet Panairi i Librit, shkruan Schoolture.info.

Në njoftimin e organizatorëve thuhet se kjo do të jetë një fetë e madhe për adhuruesit e librit.

“Të nderuar, ju ftojmë ta vizitoni Panairin e librit Tetova 2021.
Pritja e vitit të ri bëhet më e ngrohtë me praninë e librit në jetën tonë.
Urdhëroni në FESTËN E MADHE TË LIBRIT që do të mbahet prej datës 24-30 dhjetor 2021 në qendrën tregtare “Remall”, në organizimin e shtëpive botuese “Syth” dhe “Nobel” nga Tetova, si dhe me praninë e shumë botuesve të njohur nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.”, thuhet në thirrjen për Panairin.

Schoolture.info