“Në pamje të parë Gerta Miftari duket si çdo vajzë tjetër e moshës së saj. Por, kjo nxënëse megjithatë ndryshon nga shokët dhe shoqet e klasës.
Gerta vetëm 14-vjeç ka shkruar një roman kriminalistik, dhe bëhet fjalë për “Coldhearted Mafia Boss” (Shefi mafioz me zemër të ftohtë).
Romani ka mbi 90.000 fjalë, ndërsa në varësi nga dizanji mund të arrijë në 400 faqe dhe është shkruar në gjuhën angleze.
Aktualisht, Gerta është në kërkim të një botuesi për të cilin ajo parapëlqen të jetë gjerman, i cili shpreson se mund t’ia ofrojë produktin e saj digjital edhe në formë të shtypur.
“Unë lexoj shumë”, thotë 14-vjeçarja, prindërit e të cilës vijnë nga Kosova. “Duke lexuar ndodh edhe të zemerohem kur gjërat që mua më pëlqejnë, nuk ndodhin në librat që i lexoj. Për këtë arsye unë shkruaj në mënyrën si më pëlqen mua. Ndërsa fantazia për një gjë ushqehet përmes leximit”.
Tregimi i saj që ka për subjekt martesat me detyrim, përbëhet nga 54 pjesë. Me pak fjalë, subjekti i romanit është ky: Clare Dixon, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Amerikë, ka prindër të pasur. Këta duan që, për të ruajtur perandorinë e tyre familjare, vajzën 20 vjeçe ta martojnë me detyrim me Daemon Thompson-in, pak më i vjetër se ajo. Ky është shef i një firme dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë. Por Thompson është pjesëtar i mafias dhe përmes tij Clara kupton shumë gjëra për familjen e saj, që janë shokuese për të. /Dita