RILIND DAUTI BOTON LIBRIN E TIJ TË PARË/ Paradiplomacia në Ballkanin Perëndimor: Një vështrim i periudhës pas vitit 1991

Magjistri i Diplomacisë Rilind Dauti nga Shkupi ka njoftuar se ka botuar librin e tij të parë. Ai në profilin e tij në rrjetin social facebook shkruan, se libri i tij i parë, është teza e tij e magjistraturës, por e cila është e zgjeruar dhe plotësuar.

Titulli i librit është “Paradiplomacia në Ballkanin Perëndimor: Një vështrim i periudhës pas vitit 1991.

“Para dhe pasi e shkrova tezën time të magjistraturës, një numër i madh i njerëzve me dashamirësi më sugjeruan që të njëjtin ta botoj si libër.

E ndoqa këshillën e tyre dhe punimin origjinal e zgjerova me një kapitull të tërë, shtova disa gjëra te kapitujt tjerë, bëra disa përmirësime dhe precizime, dhe tani më në fund e botova librin:

“PARADIPLOMACIA NË BALLKANIN PERËNDIMOR: NJË VËSHTRIM I PERIUDHËS PAS VITIT 1991”.

Falënderoj për mbështetjen Fondacionin ALBIZ dhe farefisin tim Xhemail Dauti i cili e vlerësoi lartë origjinalitetin e temës së trajtuar.

Paradiplomacia është një fenomen interesant për të cilën ka çuditërisht pak punime, tani shpresoj që ky libër i imi do të shërbejë si pikënisje për hulumtuesit tjerë që në studimet për rajonin tonë ta sjellin kontributin e tyre për këtë temë”, ka shkruar Rilind Dauti.

Schoolture.info