Universiteti i Oksford-it filloi të shtypte libra rregullisht në vitin 1586.
Pas më shumë se katër shekujsh Oxford University Press do t’ia transferojë botimet e librave shtypshkronjave të tjera, transmeton lajmi.net.
BBC ka dhënë lajmin se shtypshkronja e famshme do t’i japë fund punës me datë 27 të gushtit të ardhshëm. 20 punëtorët, që janë ende të punësuar do të transferohen pranë kompanisë Oxiprint.
Universiteti i Oksford-it filloi të shtypte libra rregullisht në vitin 1586.
Oxford University Press u kthye gradualisht në një organizatë ndërkombëtare me më shumë se 6000 të punësuar në 53 vende të botës, me degë në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi, Indi dhe Afrikë e Jugut. Pavarësisht kësaj ata u prekën nga ulja e ngadaltë e shitjeve gjatë viteve të fundit dhe nga pandemia.
Librat akademikë të Oxford University Press, të cilët janë të llojit ekonomik, shkencor, filozofik, fetar, ligjor apo letrar kanë një prestigj të pakontestueshëm.
OUP ka botuar gjithashtu studime të ndryshme, të cilat nuk botoheshin nga shtëpitë e tjera botuese, me një çmim të përballueshëm, duke pasur parasysh cilësinë me të cilën ato janë punoheshin.
Megjithatë shtypshkronja u tregua shumë e ngathët. Nuk arriti të përshtatej shpejt me ndryshimet teknologjike në treg gjatë viteve të fundit.
Procesi i tyre i publikimit ishte aq i avashtë, saqë thuhej kudo se, kur të publikohej studimi, do të ishte kundërshtuar tashmë ose do të kishte dalë një teori e re.