Qendra Kulturore për Fëmijë “Karposh” këto ditë vendosi një shtëpizë të re për shkëmbimin e librave në Parkun e qytetit, duke zëvendësuar shtëpizën e vjetër e cila ishte dëmtuar. Shtëpiza të tilla për shkëmbimin e librave momentalisht janë vendosur në Parkun e qytetit, në parkun “Ibni Pajko” dhe në oborrin e QKF “Karposh”.
Këto shtëpiza janë vendosur si pjesë e projektit “Biblioteka rruge” të cilin e realizon Qendra Kulturore për Fëmijë “Karposh” dhe Qyteti i Shkupit. Në këto biblioteka rruge qytetarët mund të huazojnë libra falas dhe t’i kthejnë pasi t’i kenë lexuar, por edhe të lënë libra të cilët duan t’i ndajnë me të tjerët.
Qëllimi kryesor i këtij projekti që realizohet nën moton “Së bashku të përhapim lumturi letrare” është që librat të jenë në dispozicion të të gjithëve. Librat janë simbol i besimit dhe shpresës – përparësi e vogël e lumturisë letrare. Në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të mos i dëmtojnë pajisjet urbane të vendosura.