Szinpetri është një fshat i vogël në Hungarinë veriore me më pak se 300 banorë, por është edhe shtëpia e librit më të madh në botë, të bërë me dorë sigurisht.
Libri gjigant është bërë me teknikat tradicionale të lidhjes së librit, por në përmasa shumë më të mëdha sigurisht, dhe është krijuar nga një 71 vjeçar, Bela Varga. “Ishte e pamundur ta bëja më të madh”, tha Varga.
“Ndaj dimensionet e librit janë 4.18 m me 3.77 m” tregon ai. Libri ka 346 faqe, peshon 1420 kg dhe flet për florën dhe faunën, shpellat dhe arkitekturën e rajonit.
Është unik jo vetëm për shkak të përmasave por edhe për teknikën: ai është bërë me kode të hershme, me pllaka druri nga Suedia dhe me kopertinë lëkure nga 13 dema argjentinas – shton Varga.
Lidhje të posaçme janë përdorur dhe duhen gjashtë persona, dhe një makinë, për të kthyer një fletë.
Dhe varga, ka marrë edhe një dhuratë speciale nga kryeministri i Bhutanit: një bisht bizoni. “Në tempujt e butanit, qimet e bishtit të bizonit përdoren për të pastruar librat budistë, sipas të dhënave ai tërheq pluhurin. Dhe unë e pastroj librin e madh pikërisht me këtë bisht. /TCH