Faqet e një libri sjellin freski në ditët e nxehta të verës, raporton Koha.net. Romanet me histori dashurie e faqet me vrasje të mistershme janë ato që lexohen më së shumti për muajt me temperatura të larta, thotë Ilirjana Hasaj.
Përveç klasikëve të sezonit edhe për titujt e rinj ka interesim, shton ajo. Madje edhe në gjuhën angleze.
“You and me on Vacation”, The greatest secret” e “Barnatorja e humbur” janë vetëm disa prej librave të rekomanduar për adhuruesit e leximit.
I rekomanduar edhe nga “Good reads” është romani që flet për historinë e ikonës së Hollivudit, Evelin Hygo.
Sipas Hasajt, problemet e jetës së përditshme bënë që njerëzit për pushime të zgjedhin libra psikologjikë e që ndihmojnë në zbulimin e sekreteve për një jetë të lumtur. I tillë është “The greatest secret”.
Edhe të vegjlit lexojnë po aq sa të rriturit. E sidomos në kohën e pushimeve, pohon Ilirjana.
Librat me aventura janë të preferuarit.
Sipas Hasajt, çdoherë është koha e stina e duhur për të lexuar një libër.