Nëse jeni njëri prej atyre që lexon, atëherë për shëndetin jeni duke shfrytëzuar një prej sjelljeve më të mira që mund ta keni.
Rezulton që leximi i librave është më shumë se argëtim, shijimi i një ngjarjeje dhe mësimi i diçkaje të re, shkruan HealthPost.
Analizat e fundit shkencore rreth leximit kanë përcaktuar se leximi mund të ju ndihmojë të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm. Të lexuarit është një prej mënyrave më të mira për të reduktuar stresin dhe për t’u relaksuar.
Madje leximi ka dalë të jetë më efektiv në reduktimin e stresit sesa dëgjimi i muzikës, luajtja në video lojëra apo edhe dalja për ecje./EkonomiaOnline