Të nderuar dashamirë të librit! Më në fund po ju japim lajmin e shumëpritur. Ju njoftojmë se në ditën e hënë, më datë 25.01.2021, në ora 9:00 të mëngjesit do të fillojë me punë Nobelbookstore. Ju përkujtojmë se, kjo nuk është një hapje solemne, por thjesht një hapje e një dite të re pune. Hapja solemne do të organizohet gjatë javëve në vazhdim me shpresën se protokollet anti-covid do të lehtësohen dhe organizimi të jetë më i përzemërt. Lusim të gjithë vizitorët që t’i respektojnë rregullat në fuqi në lidhje me masat anti-covid. Ju ftojmë, përzemërsisht, që të përjetoni një copë parajse tokësore, duke u bindur se gjithçka që botohet e përkthehet në Tiranë dhe Prishtinë, tani më i kemi në Shkup. Mirë se vini!