COVID-19 pezullon panairin e librit “Prishtina 2020”

Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19 dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës është pezulluar panairi i 22-të i librit “Prishtina 2020”.

Kështu ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve të Kosovës përmes një komunikate, duke njoftuar se kjo ngjarje mund të mbahet në vjeshte të këtij viti, transmeton “Zeri.info”.

“Si rrjedhojë e gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19 dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast nuk lejohen organizimet e panaireve, pezullohet panairi i 22-të i librit ‘Prishtina 2020’”, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Botuesve të Kosovës.

Panairi planifikohej të mbahej, si gjithnjë, javën e parë të muajit qershor, ndërsa Shoqata thotë se i njëjti nuk është anuluar tërësisht, “me shpresën se do të piqen kushtet që ngjarja kryesore e veprimtarisë së librit në Kosovë mund të mbahet në vjeshtë”. /