Bie interesimi për leximoret: Leximi i librave fizikisht ka vlerë të madhe

Në qytetin e Shkupit, por edhe në disa qytete tjera shqiptare të vendit është evidente mungesa e leximoreve dhe bibliotekave në gjuhën shqipe. Për dekanin e Fakulteti Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup Emil Sulejmani, është një difekt i madh që Shkupi nuk  posedon një bibliotekë në gjuhën shqipe. “Kjo dukuri për fat të keq nuk është positive. Absolutisht një kryeqendër sic është Shkupi, me shumë universitete dhe fakultete Brenda saj është me të vërtetë një mangësi dhe defect i madh që nuk posedojmë bibliotekë shqipe, në gjuhën shqipe dhe me librat nga të gjitha zhanret”, u shpreh profesori universitar Emil Sulejmani. Ndryshe nga Shkupi, aktulisht biblioteka e Tetovës, frekuentohet  nga mbi 5 mijë lexues. “Unë krenohem me bibliotekën tonë sepse. Në numrin e lexuesve jemi ndër të parët në RM, gjithmonë duke bërë krahasimin me biblioteka tjera. Bibliotekës në Tetovë i mungon të paktën edhe një leximore, po ta kishim atë sigurisht që do ta kishim 5 apo 10 fishin e numrit të lexuesve”, theksoi bibliotekistja e lartë Gjyltene Ajruli. Leximi i lektyrave, romaneve apo dhe librave tjerë për vetëkënaqësi dhe ngritje intelektuale ka kohë që është kthyer në demode. “Fjalën e thënë e merr era, kurse fjala e shkruar ngel përgjithmonë”, thotë sociologu Sulejmani. Duke folur për  rënien e interesimit për leximin e librave nga të rinjtë. “Fatkeqësisht është një tendencë që sa më pak e sa më pak të lexohet dhe shfrytëzohen materialet me vlera të larta kolosale. Është një tendencë negative sidomos tek të rinjtë, të cilët shumë pakë lexojnë dhe shum pakë shfrytëzojnë librat e botuara dhe të shkruara. Koka bëhet e mencur vetëm nëse lexohen ose shfrytëzohen librat të cilat i kanë lënë pas një plejadë e madhe e veprimtarëve tonë shqiptar”, u shpreh Sulejmani “Zhvillimi i teknologjisë sa do pak por jo edhe pak ndoshta edhe shumë ndikon në një zbehje të themi të lexueshmërisë tek të rinjtë. Libri është ndryshe. Të lexuarit një libër në mënyrë fizike ka një tjetër vlerë dhe sigurisht që përparësitë e saja janë shumë më të mëdhaja”, theksoi Ajruli. Ndërsa shtëpitë botuese në kuadër të aktivitetit të tyre përpos që përballen me rritje dhe rënien e kërkesave për botim, ato përballen edhe me piraterinë. “Gjatë periudhave të ndryshme interesimi për botimin e librave ka qenë me ngritje dhe rëniet e veta. Problemi më i madh në tregun e botimeve është pirateria, thënë ndryshe fotokopjimi i librave. Me këtë shkelen të drejtat e autorit, pra nëncmohet puna e tyre”, u shpreh botuesja e librave Adelina Halili Izairi. Një pjesë e mësimdhënësve  thonë se “Nuk është aspak e vështirë të kuptosh se nxënësve, në përgjithësi u mungon kultura e leximit brenda familjes”, duke potencuar se ka përjashtime  por  janë shumë raste të rralla.

TVM2