SOT MUND TE SHKRUAJ VARGJET ME PIKELLUESE
Sot mund të shkruaj vargjet më pikëlluese
Të shkruaj për natën e qetë dhe qiellin me plot yje të mbushur,
Për yjet e kaltërt që jane larg, shumë larg kësaj toke
për erën e lehtë si sonte, që bën gjiro në këtë natë.
Sot mund të shkruaj vargjet më pikëlluese,
E deshta dhe ajo nganjëherë më deshi
Në një natë si kjo , ajo ishte në krahët e mi
E kam dashur shumë herë nën këtë qiell të pafundshëm
Eh ..Si të mos i doja syte e saj të bukur..
qe aq thellë me shikonin ne sy
Sot mund ti shkruaj vargjet më pikëlluese,
Të mendoj këtë natë se më nuk e kam
ta ndjej se më e kam humbur
Ta dëgjoj këtë natë në pakufi
Ta shoh si vargu i pikëllimit më bie në zemër,
sikur pikat e shiut në ledinat e gjelbërta
Nuk është me rëndësi që nuk e ruajta dashurinë
Por qielli si dikur është i mbushur me yje
E ajo më nuk është me mua
Kjo është e gjitha,
larg atje dikush po këndon
Shpirti im është i palumtur që ate e humba…
Sikur dikush do që të më afrohet,
e shikimi im kërkon imazhin e saj
Zemra ime sot është e nxehte,
por ajo më nuk është pranë meje
Natë e njëjtë si kjo afer asaj peme..
Por ne , ata dikur që ishim më nuk jemi,
Nuk më pëlqen vërtetë , por une ate e desha,
Zëri im prek erën ,
që era të shkojë në veshin e saj
Tjetrit, tjetrit më ajo i takon,
sikur që më parë puthjet
Zëri i saj, trupi, bukuria dhe syte e saj pafund
Nuk më pëlqen vërtetë, por unë megjithate e desha
Edhe ashtu ishte..
një dashuri e shkurt, por një harrim shumë i gjatë
Netëve si sot, unë e mbaja në krahë
Shpirti im është i palumtur, që e kam humbur
Një natë si kjo ma jep përsëri dhimbjen
Më bën ti shkruaj prap për të vargjet më pikëlluese….
PABLLO NERUDA
Përktheu dhe shqipëroi : Rexhail Ramadani