Nga e enjtja deri mbrëmë në Tetovë u mbajt edicioni jubilar (i 25-të) i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ky program në këtë edicion special të llojit të vet u karakterizua me një program të ngjeshur letrat, artistik dhe kulturor, mes të cilave u mbajtën lexime letrare, promovimi i pesë librave, vizita të ndryshme në monumentet historike, kulturore dhe fetare në disa qytete brenda RMV-së, shkruan Portalb.mk.
Hapja e festivalit u bë të enjten përmes një performance fishekzjarrësh para Qendrës së Kulturës në Tetovë, ku dretori i Festivalit, Shaip Emërllahu, poeti nga Kongo Kama Szwor Kamanda dhe një delegacion nga komuniteti bektashian vendosën buqeta lulesh para shtatores së Naim Frashërit.
Ceremonia vazhdoi në Sallën e Madhe ku u bë hapja zyrtare e këtij edicioni nga drejtori Emërllahu. Më pas aktori Arsim Kaleci recitoi poezinë “Fjalët e Qiririt”. Ndërkaq, pati edhe performanca muzikore të muzikës klasike me piano, kitare dhe flautë.
Shaip Emërllahu, drejtori i festivalit tha se 24 poetë nga vende të ndryshme të botës do të lexojnë poezitë e tyre. Ai theksoi se për shkak të pandemisë ishin në dilemë se si do ta zhvillojmë këtë edicion jubilar, pjesa më e madhe e poetëve do të jenë me prezencë fizike dhe vetëm shtatë poetë të huaj do të paraqiten përmes ekranit.
Gjatë natës së parë, përveç leximit të poetëve, u nda edhe çmimi i madh letrar i këtij festivali, i cili i’u dha poetit nga Kongo, Kama Kamanda. Çmimin e madh letrar “Naim Frashëri” dhe titullin e lartë, deri tani e kanl marrë shkrimtarë dhe intelektualë të njohur, mes të cilëve edhe Ismail Kadare dhe Fatos Arapi.
“Laurati i këtij Edicioni është poeti i madh afrikan nga Kongo i cili jeton në Luksemburg dhe në Paris, Kama Sywor Kamanda të cilin e kanë përzgjedhur para pak kohësh juria e përbërë nga Ymer Çiraku, Ndue Ukaj dhe Xhelal Zejneli. Është një poet i rëndësishëm i letërsisë botërore, që ka marrë shumë çmime. Presim të vijë që ta urojmë dhe të kalojmë çaste të mira në këtë edicion.” tha Shaip Emërllahu.
Dita e dytë e festivalit vazhdoi me ekskursion në Strugë, Ohër dhe Pogradec. Në sallën e Komunës së Pogradecit u mbajt ora letrare “Poete dhe Vargje”, gjatë së cilës poetë dje studiues kombëtar dhe ndërkombëtar folën për libra të ndryshëm, të publikuar nga shtëpia botuese “Ditët e Naimit”.
Në ditën e tretë, u hap ekspozita me fotografi “25 vjetori i FNP “Ditët e Naimit””, ku u mbajt edhe konferenca shkencore “Ditët e Naimit, Naim Frashëri dhe Silke Liria Blumbaç”, gjatë së cilës mbi njëzet studijues i paraqitën kolumnat e tyre. Festivali vazhdoi me shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar poetes Silke Liria Blumbaç, nga autorja Narta Emërllahu me titull “Një vit pas vdekjes time…”.
Në mbrëmjen e fundit të festivalit i mbajt ora e madhe letrare “Meridianet poetike”, ku u lexuan poezitë nga vetë poetët, shqiptar dhe të huaj si dhe u ndanë edhe pesë çmime të tjera të festivalit. Kështu në fund edhe përmbyll edicioni jubilar i festivalit.
Ndryshe, në këtë edicion morën pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës si Kongo, Luksemburgu, Italia, Rumania, Gjermania, Argjentina, Turqia, Polonia, Azerbajxhani, Estonia, Kolumbia, Norvegjia, Polonia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria, Moroko, Franca, Anglia, India, SHBA-të dhe Kanada. Festival këtë vit u mbështet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut.