KURTHI
Kurthet që përgaditen dhe gardhet që ngriten,
me inatin dhe kohën fillojnë veniten.
Me gurët që hedhin e nuk i kursejnë
në fund do të bëjnë nder.
I ligu nuk bëhet kurrë burrë edhe po i vurre dukat
se i ligu mendon se mëkatin e lan me mëkat.
Burri kurrë nuk ngre kurthe, por ngre flakën për mejdan
se ligësia juaj nuk bën nder as për komb e as për vatan.
Atëherë me shigjetë e pushkë, kur të marrësh nishan
ndër vete kujto, brendësinë dhe për barrën që mbi supe mban.
Dhe nishan kur të marrësh, mos e merr prapa shpinës
sepse dëshmon për atë që ska burrëri përtej të ligës.
Kur kurthet kanë fund dhe zjarri fillon shuhet
a thua vallë në çastje vdekje ligësia yte mburret ?
Atëherë fillon kupton rëndësinë e mejdanit dhe burrërisë
por nuk ka mundësi të dytë, përveç fillimit të vështirësisë.
Se knaqësia e kurthit dhe gardhit shndërrohet
dhe aty ligësia e kësaj bote fillon të përjetohet.
Thirrja e mendjes në kohë sjell dobi e nuk thumbon
çdo vonesë radhazi shton peshë e nuk të mbron.
Enis Miftari 22.01.2022