VIDEO/ Vetura më e gjatë në botë! Ka 26 rrotë dhe mban 75 pasagjerë

Veturën më të gjatë në botë, koleksionisti i veturave Michael Dezer e bleu në eBay nga Michael Manning, i cili zotëron një muze për teknikë në Nassau County në New York.

Kështu, Dezer dhe stafi punues i veturave me bazë në Miami, morën veturën dhe e restauruan. Restaurimi i saj zgjati dy vite.

Vetura më e gjatë në botë, tani ka gjatësinë 30.54 metra. Ajo ka 26 rrotë dhe vend për 75 pasagjerë.

Kjo veturë dikur u shfrytëzua për xhirime në filma, por më pas u hoq nga përdorimi dhe u la në një depo.

E veçanta e saj, veç gjatësisë është se ajo psedon vaskë, një pishinë, një fushë të vogël golfi dhe një hapësirë për helikopter.

Dezer e bleu veturën në gjendje jo të mirë, por bashkë me stafin e tij punues ia dolën ta sjellin në gjendje të përkryer.

Vetura më e gjatë në botë, e cila është e pagëzuar “The American Dream” u ndërtua në Kaliforni. Atë e ndërtoi Jay Ohrberg në vitin 1986.

Fillimisht gjatësia e saj arriti në 18.28 metra, falë së cilës u arrit edhe rekordi për veturën më të gjajtë në botë. Më vonë, Ohrberg e zgjati atë deri në 30.5 metra.

Në fillim të marsit 2022, kjo veturë theu edhe një rekord, edhe kësaj radhe për gjatësi. Ajo arriti rekordin të cilin e arriti vetë edhe në vitin 1986.

Sipas Dezer, vetura kishte qëndruar pas një depoje në New Jersey me vite të tëra, dhe ishte në gjendje të mjerueshme Kështu, në të kanë bërë punë të madhe, dhe ajo tani është në funksion të plotë.

Restaurimi i saj ka kushtuar mbi 250 mijë dollarë, ka thënë Dezer, por për shkak të gjatësisë që ka, nuk mund të ngitet në rrugë. Ajo e ka problem të kthehet edhe në kthesa.

Tani e tutje, vetura më e gjatë në botë do të jetë pjesë e muzeut “Dezerland Park Car”, ku janë të ekspozuara edhe shumë vetura të tjera unike./21Media