• Nga pija vuan një ditë, nga këpucët e ngushta një vit, kurse nga gruaja e keqe tërë jetën.
• Aty ku nuk ka tigra, macja e egër e mban veten më të rëndësishme.
• Edhe këngët më të bukura të bezdisin kur dëgjohen shumë herë.
• Dera e shtëpisë e cila ka më shumë bija, gjithmonë është e hapur.
• Fati është si zogu në kafaz, kur njëherë e lëshon më s’do ta zësh.
• Gjuha nuk ka këmbë, mirëpo ngarend me mijëra milje.
• Kur rrëzohet lisi, bie hija.
• Lumi i thellë rrjedh pa zhurmë.
Lumi njihet duke notuar, e njeriu në bisedë.
• Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij.
• Mos harroni se dashuria është e zonja që për një natë ta ndërtojë murin kinez.
• Nëse ke humbur ndonjë gjë, mendo sikur ia ke dhënë ndonjë të varfri.
• Nëse peshkun e lëshon në enë me ujë, mos mendo se ia ke dhuruar lirinë.
• Në shtëpinë e lumtur edhe domatet rriten sa kungujt.
• Në shtëpinë e përtacit shumohen vetëm ëndrrat.
• Njeriu fatkeq, edhe kur bie në pupla e thyen kokën.
• Orizin e derdhur mund ta mbledhësh, por fjalët e thëna nuk mund t’i kthesh prapa.
• Për fëmijët tanë gjithmonë kujtojmë se janë më të mirë se të tjerëve; për gruan mendojmë se është më e keqe se e huaja.
• Tradhtari shpeshherë vdes para viktimës së vet.
• Trimit i ndihmojnë yjet. /EO/