Studimi i ri/ Televizionet drejt falimentimit

Studiuesit e medias kishin parashikuar me kohë se teknologjia e re dixhitale dhe interneti do të “vrisnin” mediat e vjetra e tradicionale.

Dhe një gjë e tillë është konkluduar së fundi në Britaninë e Madhe.

Sipas rregullatorit vendas të komunikimit, Ofcom, gjysma e Mbretërisë së Bashkuar sot lajmet i merr nga media sociale.

Llogaritet se personat e moshës 65 vjeç e lart, shohin mesatarisht 33 minuta lajme televizive në ditë, por për të rinjtë nga 16 deri në 24 vjeç, thuhet se nuk shohin më shumë se dy minuta në ditë lajme të tilla.

Studimi i Ofcom-it po kështu tregon se njerëzit janë gjithmonë e më të prirur të hyjnë në argument online rreth lajmeve. Të dhënat tregojnë se të rriturit në Britani informohen në mënyre më aktive nga mediat sociale, hyjnë në lajme të përbashkëta të ndara nga miqtë apo të njohurit e i ndjekin zhvillimet përmes Facebook-ut ose Tëitter-it.

Burimi më popullor i lajmeve në Britani mbetet BBC One – ndjekur nga 58% e publikut . Në vend të dytë është ITV me 40% dhe Facebook me 35%.