Si është e mundur/ I tërë qyteti jeton në një banesë

Whittier është një qytet krejtësisht i qetë në Alaska, SHBA. Veçantia e tij qëndron në faktin se thuajse të gjithë banorët jetojnë në të njëjtën ndërtesë. Ndërtesa 14-katëshe, e njohur si Kullat Begich i ngjan një hoteli të vjetër, ku banojnë rreth 200 persona. Zyra postare, stacioni i policisë, klinika shëndetësore dhe marketi ndodhen aty. Po ashtu në bodrum ka edhe një Kishë. Banorët thonë se dimri është tejet i ashpër dhe erërat janë brutale, ndaj ata janë munduar ta bëjnë jetën e tyre sa më praktike.