Veturat elektrike çdo ditë e më shumë po fitojnë vëmendjen e opinionit, e një ekip i studentëve të Universitetit Eindhoven, ka bërë një hap para drejt të ardhmes – duke vendosur të fillojë rrugëtimin evropian me veturën solare.
Ky projekt është interesant për faktin se bëhet fjalë për veturën që në fakt përfaqëson “shtëpinë në rrota” dhe ofron një hapësirë për jetesë – ku brenda ka dush, shtretër, kuzhinë dhe sistemin “infotainment”, transmeton Telegrafi.
Shtëpia mobile e quajtur Stella Vita është dizajnuar nga një ekip i studentëve ambicioz të quajtur Solar Team, që punon që në të ardhmen njerëzimi të mbështes më shumë energjinë solare.
Deri më tani studentët kanë dizajnuar disa vetura me motor solar, përfshirë Stella Vie me pesë ulëse që lejohet të vozitet nëpër autostrada.
Mjeti më i ri solar i quajtur Stella Vita, gjithashtu lejohet të vozitet nëpër rrugë. Karakteristika kryesore e saj është kulmi që mund të zgjerohet falë sistemit elektrik.
Ky sistem shtyn kulmin larg, e dy panele shtesë dalin jashtë duke bërë që hapësira me panele solare të rritet në 17.5 metra katrorë. Brendësia është dedikuar për dy persona, për një jetë modeste – ku ka shtretër dhe kuzhinë e tualet me dush.
Sistemi infotainment është i lidhur me të gjitha pjesët e veturës dhe mund të shërbej si përcjellës i shpenzimit të energjisë. Ekipi i studentëve planifikon udhëtimit nga jugut i Spanjës, e udhëtimi i paraparë prej 2.896 kilometra do të zgjasë një muaj.