PROBLEMATIK/ Fëmija porositi rreth 2 mijë dollarë mobile

Një foshnje nga Nju Xhersi duke luajtur me telefonin e nënës, kishte prekur pa dashje butona – duke blerë mobile në vlerë prej 1,700 dollarë. Familja Kumar sapo ishte vendosur në shtëpinë e re, kurse e zonja e Shtëpisë Madhu Kumar për ta qetësuar të birin 22-muajsh, i kishte dhënë telefonin që të luaj. Por pa kaluar shumë ditë, ata u befasuan kur në derën e shtëpisë arritën dhjetëra pako – brenda të cilave kishte mobile e gjësende tjera. “Duke marrë parasysh që të gjitha fjalëkalimet i kishte të ruajtura në mënyrë automatike, ai ka shtypur butonat dhe ka blerë mobile në vlerë prej 1,700 dollarë”, tha babai i vogëlushit. Pavarësisht që 75 për qind të gjësendeve të “porositura” u kanë arritur në shtëpi, nga kompania kanë njoftuar se janë pajtuar që t’ua kthejnë paratë në momentin që do te kthehen edhe artikujt e “blerë”./Alsat.mk