“NOSTALGJI PËR VITET 1990”/ G-Shock e Casio kthejnë në kohë

Casio ka lansuar një orë të re G-Shock në stil retro, të frymëzuar nga interneti rreth vitit 1995.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, edicioni i kufizuar DW-6900 është një bashkëpunim midis Casio dhe Paradise Youth Club, një markë e modës me qendër në Indonezi që është e specializuar në veshjet e stilit të viteve ’90.

Ora përmban butonin kryesor, plus një kornizë dhe rrip ngjyrë argjendi.

Nuk janë bërë të ditura specifikat e plota për pjesën tjetër të komponentëve, por nëse ndjek modelet e tjera të fundit DW-6900, pritet të jetë rezistent ndaj goditjeve dhe ndaj ujit deri në 200 metra thellësi.