NDIHENI TË SIGURT?/ Ja sa lehtë mund të hapet dera e makinës tuaj nga hajnat

Qytetarët zakonisht preferojnë të shpenzojnë pak më shumë para vetëm e vetëm për t’u ndjerë të sigurt në ambientin ku jetojnë.

Një investim jo i vogël shkon edhe për automjetet të cilat shërbejnë për transport të qytetarëve, shkruan lajmi.net.

E kur i blejnë ato, qytetarët dëshirojnë të sigurohen se ato nuk mund të vidhen lehtë nga grabitësit.

Por, në kohën bashkëkohore kur teknologjia ka arritur në kulmin e zhvillimit, edhe grabitësit janë duke u perfeksionuar në “profesionin” e tyre.

Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, shihet sa lehtë një person hapë dyert e makinave që gjenden në parking.