Humbi 4 gjymtyrët nga meningjiti, 5-vjeçarja bëhet ylli i gjimnastikës

Harmonie-Rose Allen, e cila humbi këmbët dhe duart nga meningjiti, është bërë inspirim për të gjithë njerëzit, shkruan Ora.

5-vjeçarja nga Bath, Somerset ishte vetëm 11 muajshe kur mjekët thanë se shanset e saj për mbijetesës ishin 10%.

Ajo humbi katër gjymtyrët nga sëmundja dhe një pjesë të hundës. Por vogëlushja sfidoi çdo shans dhe është bërë gjimnaste.

Në moshën 3-vjeçare vendosi këmbë protezë dhe në mars të këtij viti mori pjesë në një maratonë.

Dhe tani Harmonie po zhvillon hobin e saj të ri, gjimnastikën. Ajo po mëson të hidhet në trampolinë.