Harmonie-Rose Allen, e cila humbi këmbët dhe duart nga meningjiti, është bërë inspirim për të gjithë njerëzit, shkruan Ora.
5-vjeçarja nga Bath, Somerset ishte vetëm 11 muajshe kur mjekët thanë se shanset e saj për mbijetesës ishin 10%.
Ajo humbi katër gjymtyrët nga sëmundja dhe një pjesë të hundës. Por vogëlushja sfidoi çdo shans dhe është bërë gjimnaste.
Në moshën 3-vjeçare vendosi këmbë protezë dhe në mars të këtij viti mori pjesë në një maratonë.
Dhe tani Harmonie po zhvillon hobin e saj të ri, gjimnastikën. Ajo po mëson të hidhet në trampolinë.