E RRALLË/ Bie Borë në Saharën algjeriane

Bora ka rënë mbi rërë në Shkretëtirën e Saharasë, pasi temperaturat kanë rënë nën zero.

Ky është fenomen shumë i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku temperatura ka shkuar deri në 58 gradë.

Fotografi Karim Bouchetta ka bërë fotografitë mahnitëse në qytezën Ain Sefra, që shtrihet në pjesën veriperëndimore të Algjerisë.

Gjatë natës, temperaturat atje kanë rënë në -2 gradë, shkruan “Daily Mail”.

Kjo është vetëm hera e pestë në 42 vitet e fundit që qyteza ka parë borë mbi rërë. Në të kaluarën, kjo gjë kishte ndodhur më 1979, 2016, 2018 dhe 2021.

Ain Sefra, e njohur edhe si “Porta e Shkretëtirës”, shtrihet rreth 910 metra mbi nivelin e detit dhe është e rrethuar nga Malet Atlas.

Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe i është nënshtruar disa herë ndryshimit të temperaturës dhe lagështisë në qindra mijëra vjetët e fundit.

Ndonëse kjo hapësirë është e thatë në ditët tona, besohet se ajo të bëhet përsëri e gjelbër pas rreth 15 000 viteve.