Disa shoferëve do t’ju qëndrojnë për një kohë të gjatë veturat e parkuara nëpër parkingje apo garazhe, por çfarë do të ndodhë me derivatet? Edhe ato kanë afat përdorimi.
Benzina dhe nafta nuk mund të qëndrojnë gjatë në rezervuar, në fakt mundet, por në këtë rast do të humb efikasitetin dhe pas disa muajve që nuk është përdorur dhe tentoni ta ndizni motorin – mund të keni probleme.
Benzina në rezervuar do të duhej të shpenzohej pas dy apo tre muajve që është derdhur. Në të kundërtën, do të jetë një lëndë që mund t’i shkaktoj dëme motorit të veturës tuaj.
Nafta në rezervuar mund të “qëndrojë” më shkurt. Sa i përket bio-diesel ku përzihet nafta, ka baktere që me kalimin e kohës veprojnë në derivat dhe shndërrohet në “mbeturinë”.
Ekziston mundësi të vie deri te korrozioni i rezervuarit dhe mbyllja e sistemit të qarkullimit të derivatit (gypat mbyllen).
Nafta në rezervuar do të duhej të shpenzohej afërsisht për tre muaj, më së voni deri në gjashtë muaj nga momenti kur është mbushur rezervuari.