10+1 /Fakte interesante që duhet te dini për këto shtete

Disa nga vendet e mëposhtme me siguri do t’i njihni, për të tjerat për të cilat mund të mos keni dëgjuar kurrë.

Këtu janë disa fakte interesante dhe të çuditshme që ndoshta nuk i keni ditur për këto vende.

  • Më shumë se 25% e pyjeve të botës ndodhen në Siberi, pasi zona mbulohet nga 40% pyje të mëdha halore, ndërsa me bollëk gjenden bredhi, plepi etj.
  • Më shumë se 800 gjuhë të ndryshme fliten në Papua Guinenë e Re.
  • Zelanda e Re ishte vendi i parë që u dha grave të drejtën e votës në 1893.
  • Ishulli Nauru në Indonezi është pothuajse 100% mbipeshë, pasi banorët e tij janë të gjithë obezë.
  • Në Ishujt Falkland ka 350 dele për person.
  • Ishulli i Paqësorit Guam i ndërton rrugët e tij nga koralet pasi nuk ka rërë fare. Për të qenë të saktë, asfalti është bërë nga një përzierje e koraleve dhe naftës!
  • Singapori nuk ka livadhe dhe fusha. I gjithë ishulli është një metropol!
  • Pothuajse gjysma e popullsisë së Nigerisë (49%) nuk ka arritur moshën e adoleshencës, duke e bërë vendin popullsinë më të re.
  • Në Australi, numri i kangurëve që jetojnë atje është dyfishi i njerëzve.
  • 60% e liqeneve në botë ndodhen në Kanada, të cilët numërojnë rreth 3.00.000!
  • Në Itali dhe më konkretisht në Milano, ka një ligj të vjetër në fuqi (të paktën në letër) që detyron qytetarët që janë në publik të vazhdojnë të buzëqeshin. Përjashtim bëjnë ata që marrin pjesë në funerale ose vizitojnë pacientë në spitale!/abcnews.al