10 vendet më të sigurta në botë

Pushimet janë një kohë argëtimi dhe relaksi për shumë njerëz, si dhe një mundësi për të lënë shqetësimet pas. Sidoqoftë, gjithmonë ekziston shqetësimi se diçka mund të mos shkojë mirë.

Terrorizmi, katastrofat natyrore dhe krimi janë vetëm tre nga shqetësimet kryesore të njerëzve që udhëtojnë.

Për fat të mirë, disa destinacione janë shumë më të sigurta se të tjerët, dhe 10 më të sigurtat prej tyre janë zbuluar në një studim të ri.

Kompania franceze e sigurimeve të udhëtimit Insurly ka identifikuar 10 vendet më të sigurta për vitin 2020.

Zvicra u kurorëzua si vendi më i sigurt në planet për vitin 2020.

Sipas Insurly:

“Nëse udhëtoni në Zvicër, rreziqet janë të parëndësishme. Ka sisteme të shkëlqyera të kujdesit shëndetësor, shumë pak dhunë dhe shumë pak incidente transporti.”

Në vendin e dytë është Singapori.

Insurly e përshkroi vendin si “ideal” për udhëtarët. Ka shumë pak dhunë në Singapor, kështu që rezulton shumë mirë edhe në aspektin e sigurisë.

Në fakt, kompania e sigurimeve të udhëtimit tregon se mund të renditej e para nëse do të kishte një cilësi më të mirë të ajrit, e cila mbetet pika e saj e dobët.

Norvegjia u rendit si vendi i tretë më i sigurt në botë.

Vendet nordike shpesh renditen, kur bëhet fjalë për sigurinë globale, por Norvegjia u rendit si më e mira nga të gjitha. Destinacioni fitoi vlerësimin më të lartë edhe për sistemin e tij shëndetësor.

Pas Norvegjisë, vjen Luksemburgu dhe Qiproja, përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Lista me 10 vendet vijon me Islandën, Danimarkën, Portugalinë, Finlandën dhe Japoninë.

Spanja u rendit në vendin e 13, Mbretëria e Bashkuar në vendin e 29, Australia u numërua si vendi i 31-të më i sigurt, Franca e 32-ta, Italia e 36-ta dhe Dubai e 37-ta.

Për ta pëmbledhur: 10 vendet më të sigurta për vitin 2020:

1. Zvicra

2. Singapori

Njihuni me 10 vendet më të sigurta në botë

3. Norvegjia

Njihuni me 10 vendet më të sigurta në botë

4. Luksemburgu

Njihuni me 10 vendet më të sigurta në botë

5. Qipro

Njihuni me 10 vendet më të sigurta në botë

6. Islanda

Njihuni me 10 vendet më të sigurta në botë

7. Danimarka

Njihuni me 10 vendet më të sigurta në botë

8. Portugalia

Njihuni me 10 vendet më të sigurta në botë

9. Finlanda

Njihuni me 10 vendet më të sigurta në botë

10. Japonia

Njihuni me 10 vendet më të sigurta në botë

Burimi: Express CO UK