Teatri Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj – Shkup për vitin 2022 planifikon të realizojë shfaqje teatrore për këto katër grupmosha:
– parashkollore;
– mbi 7 vjeç;
– mbi 13 vjeç; dhe
– për të rinj.
Prandaj, ftojmë të gjithë regjisorët që të dërgojnë propozim projektet e tyre për vitin 2022 në email adresën si më poshtë:
teatriperfemije@gmail.com
Titulli i aplikimit: “Propozim projekt”.
Propozim projektet duhet t’i përmbajnë këto të dhëna ( jo më tepër se 4 faqe tekst, A4 format):
1. Titulli i projektit;
2. Autori;
3. Përmbajtje të shkurtër (të tekstit dramatik ose të tekstit mbi të cilin do të bazohet shfaqja);
4. Koncepti regjisorial;
5. CV e regjisorit (jo më shumë se 1 faqe);
6. Përshkrim narrativ i skenografisë
7. Përshkrim narrativ i kostumografisë.
8.Bashkëpunëtorët (skenograf, kostumograf, kompozitor, aktorë etj.); dhe
9. Grupmosha (të shënohet njëra nga katër grupmoshat e cekura më lartë).
Afati i dorëzimit të propozim projekteve është deri më 05.06.2021.
Me respekt,
Dijana Toska