Aktorët e Teatrit të Tetovës sonte do ta kenë premierën e parë për vitin 2021 të dramës “Të mallkuarit”. Shfaqja do të realizohet me fillim nga ora 20:00 në sallën e madhe të Qendrës për kulturë “Iljo Anteski-Smok” në Tetovë.
“Autore e tekstit është Olsa Poshka, ndërsa regjisor është Gent Çajani. Rolet kryesore i interpretojnë Altrim Mamuti, Blerim Ismani, Ermal Çanga, Burhan Amiti, Muzafer Etemi, Bekim Jahiu, Sami Mustafa, Jetmir Arifi, Arta Zejneli dhe Shpresa Hashimi”, informojnë nga Teatri i Tetovës.
Skenografia dhe kostumet janë të Medina Hoxhës. Reprizë do të ketë nesër më 16 korrik, po ashtu në ora 20:00. /Zhurnal/