Dhuna dhe ngacmimet seksuale ndaj gjinisë femërore janë të rënda dhe lënë pasoja fatale në jetën e viktimës por gjykimi i padrejtë dhe ai publik paraqesin dhunë të dyfishtë.
Tema e dramës flet për periudhën e viteve të 80-ta, bazuar në ngjarje të vërtetë të dhunshme ndaj një të miture e cila ka ndodhur në një kënd të vjetër të lojërave në Kibuts, në Izrael dhe poashtu më pas edhe gjyqi i cili ndodh në vitin 1991 poashtu në Izrael.
Janë pesë personazhë nga të cilët katër djem të cilët janë në moshë të re 17 vjeçare dhe një vajzë e mitur 15 vjeçe. Personazhet e djemve aq shumë i imitojnë sjelljet e pahijshme të të rriturve duke luajtur lojëra të errëta, të egra, të dhunshme me çka realisht na e shpalosin botën e egër në të cilën ata rriten. Vajza me naivitetin e saj bjen në grackën e djemve dhe e pëson keq. E gjithë kjo rrjedh nga pakujdesia familjare dhe mungesa e dashurisë dhe vëmendjes në gjirin familjar.
Por tema nuk e trajton vetëm aktin e ngacmimeve dhe përdhunimit. Pra, nga ana tjetër djemtë shndërrohen në avokatë, ndërsa vajza në prokurore. Shohim një debat të ashpër mes avokatëve dhe prokurores. Sjellja në gjyq e dëshmive të vrazhda dhe fakteve nga e kaluara. Avokatët me vrazhdësinë e tyre përcjellin efekt të madh psikologjik tek vajza e mitur.
Edhepse skenografia mbetet e njëjtë gjatë tërë shfaqjes, sikurse koha ka ndaluar mu në atë kënd të lojërave, errësimi i kohë paskohshëm i dritave e jep ndjesinë tek spektatori kinse ndodhet në një sallë gjyqi aty ku duhet të sillet drejtësia në vend por fatkeqësisht nuk ndodh e njejta. Skena është e ndarë me një rrjet të hollë me një vrimë e cila shërben si kalim por në fakt po ai rrjet simbolizon një vend ku ngritet kurthi ndaj vajzës dhe nga ana tjetër do duhej të ishte vendi ku do të vuanin dhunuesit dënimin ndërsa vrima në rrjet, simbolikisht paraqet lëshimet në ligj dhe vendimet e gabuara në gjyqësi.
Rolet i luajtën:
Dea Pajaziti – Dvori Mehnes dhe Prokurorja
Mumin Abdullahi – Asaf Saharov dhe Avokati
Gëzim Zherka – Sela Bohorov dhe Avokati
Eldin Shiroki – Gidi Becer dhe Avokati
Flakron Aliu – Shmulik Kuper dhe Avokati
Besfort Idrizi – Avokati
Foto dhe video mund të shihni duke klikuar Këtu