Filmi nga Kosova me regji të Blerta Bashollit “Zgjoi” ka shënuar suksesin e radhës në kinematografinë ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
“Zgjoi” ka fituar dy çmime në edicioni e 13-të të festivalit “Arcs Film Festival” që mbahet në Francë, e që si synim ka të promovojë diversitetin e kinemasë evropiane.
Në mesin e më shumë se 120 filma nga e gjithë Evropa ishin përzgjedhur për të qenë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit, “Zgjoi” u shpërblye me çmimin e publikut dhe atë të jurisë.