Në Manastir arriti mysafiri special në FIKF “Vëllezërit Manaki”, regjisori i njohur botërisht Fatih Akin.
Mirëseardhje në festivalin e kamerës filmike, Akinit i dëshiroi Gena Teodosievska, e cila paralajmëroi se për nesër pasdite përgatitet orë e posaçme filmike me regjisorin me prejardhje turke.
“Ndjehem si në shtëpi. Unë e dua Manastirin dhe me kënaqësi jam në këtë festival”, shkurtë tha Akin.
Fatih Akin, regjisor, skenarist, producent dhe aktor është mysafir special i edicionit të sivjemë të Festivalit “Vëllezërit Manaki”.