Filmi “CODA” i prodhuar nga studio Apple Original Films me regji të Sian Heder është fituesi i edicionit të 94-të të çmimeve “Oscars”
Filmi me buxhet prej 10 milionë dollarësh (9.1 milionë euro), i quajtur sipas termit për fëmijët e të rriturve që nuk dëgjojnë, është bërë filmi i tretë i një regjisoreje grua që fiton çmimin kryesor. Ai mundi konkurrencën nga filmat tjerë të suksesshëm, duke përfshirë “The Power of the Dog” dhe Belfast”.
Lady Gaga dhe Liza Minelli ishin ato që dhanë çmimin kryesor.
Kasti i filmit “CODA” duke marrë çmimin kryesor në “Oscars 2022” (Foto: Chris Pizzello)
Filmi gjithashtu fitoi gjatë mbrëmjes edhe dy çmime të tjera: “Skenari më i mirë i përshtatur” për skenaristen Sian Heder dhe “Aktori më i mirë në rol dytësor” për aktorin Troy Kotsur.
Bazuar në filmin francez “La Famille Belier” të vitit 2014 dhe me skenar dhe regji nga Sian Heder, “CODA” u shfaq premierë në festivalin virtual të filmit “Sundance” të vitit 2021 dhe u ble nga Apple TV+ për një çmim rekord prej 25 milionë dollarësh (22.8 milionë euro).
Kasti i filmit “CODA” duke marrë çmimin kryesor në “Oscars 2022” (Foto: Chris Pizzello / AP)
Në film luajnë: Emilia Jones, Kotsur dhe Marlee Matlin. Është filmi i parë me një kast kryesisht të shurdhër që fiton çmimin “Oscar” në kategorinë kryesore, “Best Picture (Filmi më i mirë)”.
Producentë të filmit janë: Philippe Rousselet, Fabrice Gianfermi dhe Patrick Wachsberger.
Në “CODA” trajtohet tema e një vajze adoleshente e cila e kalon jetën si anëtarja e vetme dëgjuese e një familjeje të shurdhër. /Telegrafi/