Netflix ka njoftuar se verisoni korean i “La Casa de Papel(Money Heist)” do të shfaqet premierë më 24 qershor 2022.
Është publikuar gjithashtu edhe traileri i parë i riprodhimit korean të dramës spanjolle të krimit, e ky i fundit është titulluar “Money Heist: Korea – Joint Economic Area Part 1”.
Sipas Netflix, seriali do të ndjekë një histori të ngjashme me origjinalin.
Të nëntë personazhet origjinale do të përfshihen në xhirim – Profesor (luajtur nga Yoo Ji-tae), Berlin (Park Hae-soo, i famshëm për punën e tij në Squid Game ), Tokio (Jun Jong-seo), Moskë (Lee Won -jong), Denver (Kim Ji-hun), Nairobi (Jang Yoon-ju), Rio (Lee Hyun-woo), Helsinki (Kim Ji-hoon) dhe Oslo (Lee Kyu-ho)./21Media