Shkruan prof. Izet Zeqiri
Në arsimin fillor numri i nxënësve zvogëlohet në mënyrë permanente në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prej pavarësimit e këndej numri i nxënësve është zvogëluar për 23% respektivisht për 56.927 nxënës.
Zvogëlim më të madh ka rajoni i Pollogut me 30%, respektivisht për 13.987 nxënës.
Edhe pse numri i nxënësve zvogëlohet, numri i arsimtarëve të shkollave fillore rritet, nga pavarësimi e këndej kemi rritje të numrit të arsimtarëve në shkolla fillore për 37,37%, respektivisht rritje për 4,976 arsimtarë. Më shumë rritje të numrit të arsimtarëve ka Tetova nga pavarësimi e këndej për 446, e dyta vinë Kërçova me 320 arsimtar etj.
Lidhur me parat që alokohen për arsim fillor, ato kanë rritje prej viti në vit, p.sh. për vitin 2017, shpenzimet e arsimit para shkollor dhe fillor kapin shumën preje 31 milionë e 161 mijë euro që në krahasim me buxhetin e 2016 që ka qenë 18 milion e 804 mijë euro, që paraqet një rritje të konsiderueshme.
Krahas zvogëlimit të nxënësve, rritjes së numri të arsimtarëve, rritjes së buxhetit, cilësia e mësimit në arsimin fillor dita ditës po shënon rënie këtë e vërteton edhe vlerësimi ndërkombëtar për arsim fillor.
Është thelbësore që të fuqizojmë edhe mekanizmat për monitorim dhe vlerësim për të siguruar zbatim të drejtë të politikave dhe sigurim të cilësisë në arsimin fillor.
Kërkohet urgjentisht masa për: sigurimin e arsimit të cilësisë së lartë fillor për të gjithë fëmijët; sigurimi i kompetencave të arsimtarëve që punojnë me nxënës dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kompetencave të tyre; aplikimi i teknologjisë digjitale dhe integrimi i TIK-ut në mësimdhënie dhe në të nxënit; rritja e efikasitetit dhe efektivitetit të anëtarëve të shërbimeve nëpër shkolla (pedagogë, psikologë, edukatorët e veçantë, punonjësit shoqëror); heqja e barrës administrative të arsimtarëve të cilat janë jo karakteristike për profesionin e tyre; trajnimi i mësuesve të rij për përdorimin e librave, ndarjen e literaturës dhe tregimeve me fëmijët e vegjël dhe promovimin e tregimit dhe leximit kreativ etj.